FOTO/ Arrestohet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim në Tepelenë, zbulohet pse u dënua në 2016-n

FOTO/ Arrestohet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim në Tepelenë, zbulohet pse u dënua në 2016-n

Foto Ilustruese

TEPELENË- Arrestohet një person i shpallur në kërkim. Policia e Tepelenës në bashkëpunim me komisariatin e Policisë Vlorë, bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e personit në kërkim: - Juljan Islamaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i 28 vjeçarit u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim". Sipas burimeve të raportuara nga ana e policisë, personi i lartpërmendur, ka qenë një nga autorët, i cili i ka vjedhur me dhunë M.L, një sasi lekësh dhe sende të tjera në vitin 2016 në aksin rrugor,Krahës-Memaliaj.

Ndërsa, materialet në ngarkim të këtij personi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale. 

Njoftimi i policisë: 

Vijon puna për ndalimin e personave të shpallur në kërkim

Ndalohet një shtetas i dënuar me 6 vjet burg për veprën penale " Vjedhja me dhunë"

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim: Juljan Islamaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

I arrestuari Juljan Islamaj, 28 vjeç

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me Vendimin nr.627. datë 19.04.2017, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim" 

Ky person ka qenë një nga autorët e ngjarjes të ndodhur më datë 29.04.2016, ku në segmetin rrugor Krahës-Memaliaj, i kanë vjedhur me dhunë shtetasit M.L, nje sasi lekësh dhe sende të tjera. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 130 dhe 25 i Kodit Penal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share