POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Dy tërmete lëkundin jugun e vendit, dëmtohen 5 banesa në Vlorë, nuk ka të lënduar (FOTO+VIDEO)

HIMARË -  Një tërmet 4.8 ballë i shkallës rihter është regjistruar në Himarë mbrëmjen e kësaj të premte. Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Borsh në thellësinë 27 km. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në qytete si Vlorë, Sarandë, Gjirokastër dhe Tepelenë. 

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit tërmeti ka rënë rreth orës 19:27. Tërmeti i parë prej 4.8 ballë është shoqëruar edhe me postlëkundje, më e forta me magnitudë 4 ballë me epiqendër në thellësinë e detit Jon. 

Të dhënat e tërmetit sipas IGJEUM

Nga lëkundjet e tërmetit raportohet për pesë banesa të dëmtuara në fshatin Kuç të Vlorës. Emergjencat Civile pranë Ministrisë së Mbrojtjes bëjnë të ditur se nga të dhënat paraprake nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale në 5 banesa në fshatin Kuç. Katër prej banesava kanë dëmtime të lehta dhe 1 është dëmtuar më rëndë.  

Pasojat e tërmetit në Kuç

Ndërsa në Gjirokastër dhe Sarandë, ku gjithashtu janë ndjerë lëkundje të forta nga vala e tërmetit 4.8 ballësh dhe 4 ballësh, nuk raportohet për banesa të dëmtuara apo persona të lënduar. Sipas gazetarit të Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase, lëkundjet e tërmetit kanë zgjatur 3 sekonda por kanë kaluar pa pasoja.

Njoftimi i Emergjencave Civile për tërmetin
Me date 04.01.2018 ora 19:26:39(GTM) Instituti i Gjeoshkences, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar nje lekundje temeti me magnitude 4.8 rihter me koordinata 40.05 veri dhe 19.88 lindje me thellesi 27 km me epiqender ne Borsh. Nga te dhenat paraprake nuk ka njerez te lenduar por vetem deme materiale ne 5 banesa ne fshatin Kuç. 4 prej banesava kane demtime te lehta dhe 1 eshte demtuar me rende. Jemi ne kontakte te vazhdueshme me sallen e policise specialistet e emergjencave civile dhe kryetaret e njesive administrative.

l.q./r.k.
Komento