Tërmet i fortë në Mal të Zi, lëkundet edhe veriu i Shqipërisë, panik te qytetarët

Tërmet i fortë në Mal të Zi, lëkundet edhe veriu i Shqipërisë, panik te qytetarët

Epiqendra e tërmetit në Malin e Zi

Një tërmet me magnitudë 5 ballë dhe epiqendër në Ulqin të Malit të Zi është ndjerë edhe në veriun e Shqipërisë duke shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët.

Lëkundjet janë regjistruar në orën 14:47:51 dhe kanë zgjatur disa sekonda, ndërsa janë ndierë në Shkodër, Malësi të Madhe, Pukë dhe deri në Lezhë.

Banorët kanë dalë me shpejtësi nga banesat pas lëkundjeve, ndërsa nga të dhënat e para nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale.

Tërmeti nuk ka shkaktuar dëme as në Ulqin, ndërsa në Shkodër ka rikthyer frikën e lëkundjeve të vitit 1979 ku u shkaktuan dëme të shumta. 

Në muajt e fundit Shqipëria është lëkundur disa herë nga tërmetet nga veriu në jug. Në muajt e verës u regjistruan disa tërmete në Gjirin e Lalzit dhe në Mat ku u dëmtuan shumë banesa.

 

Te dhenat e termetit qe u regjistrua sot ne Malin e Zi 
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti