Tërmeti 5.1 ballë, 215 banesa të dëmtuara, 7 të pabanueshme në Mat, Çako: Familjet do strehohen në çadra

Tërmeti i fortë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter i cili goditi vendin një ditë më parë, ka shkaktuar dëme të shumta në banesa në Qarkun e Dibrës. Emergjencat Civile raportojnë për 215 banesa të dëmtuara në të gjithë qarkun, ndërsa Bashkia e Matit është më e prekur nga pasojat e lëkunddjeve sizmike, ku rezultojnë 90 shtëpi të cilat kanë pësuar dëmtime si çarje të mureve dhe tavaneve.

Nga këto 7 familje kanë mbetur në qiell të hapur, për shkak se banesat kanë pësuar dëmtime të shumta. Epiqendra e tërmetit është regjistruar pranë Njësisë Administrative Macukull ku janë disa shtëpi të cilat janë dëmtuar. Banorët e këtyre shtëpive do akomodohen në çadra të vëna në dispozicion nga Shtabi i Emergjencave Civile. 

Për të inspektuar nga pranë situatën, në Mat pritet të mbërrijtë drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako. Gjithashtu, ekspertët e Emergjencave Civile ndodhen prej ditës së djeshme në terren në ndihmë të përfaqësuesve të pushtetit lokal. 

Report Tv siguroi një ditë më parë pamjet e para nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti në disa banesa, të cilat kanë pësuar çarje të mureve dhe tavaneve si rrjedhojë e lëkundjeve të forta sizmike. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:06
Tërmeti 5.1 ballë, Haki Çako për Report Tv: Në Mat, 7 shtëpi të pabanueshme, familjet në çadra

Shtatë nga 90 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti 5.1 ballë në rrethin e Matit, janë bërë të pabanueshme për shkak të lëkundjeve të forta sizmike. Gjatë një prononcimi për Report Tv, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se familjet do strehohen në çadra të vëna në dispozicion nga Shtabi i Emergjencave. Çako tha se në total numri i banesave të dëmtuara nga tërmeti është 215 përfshirë edhe bashkitë Klos, Bulqizë dhe Mirditë.  

Janë porositur banorët, janë marrë të gjitha masat për t'i sistemuar me çadra kampingu këto familje. Deri tani janë 215 banesa të dëmtuara në bashkinë Mat, Bulqizë, Klos dhe Mirditë. Dëmet më të mëdha janë në Mat ku 7 banesa janë tërësisht të pabanueshme. Ka dëmtime të konsiderueshme në banesa. Janë ngritur grupet e konstatimit. 

Në bashkinë Mat janë 8 grupe, në bashkinë Klos, Mirditë dhe Bulqizë janë ngritur nga 4 grupe. Në Mat janë 90 banesa të dëmtuara pjesërisht, 4 banesa plotësisht të pabanueshme. Në Bulqizë janë dëmtuar 47 banesa. Në Klos janë dëmtuar 36 banesa dhe në Mirditë janë dëmtuar 38 banesa. 

Haki Çako, Drejtor i Emergjencave Civile

Kreu i Emergjencave Civile ka inspektuar në terren dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Njësinë Administrative Macukull të Bashkisë së Matit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shkuan të verifikojnë personat me ndihmë ekonomike, kërcënohen me armë punonjësit e Task Forcës në Pogradec

Shkuan të verifikojnë personat me ndihmë ekonomike, kërcënohen me armë punonjësit e Task Forcës në Pogradec