Tërmeti 7 ballë godet Alaskën, shkatërrohen rrugët, banorët braktisin shtëpitë (VIDEO+FOTO)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ballë i shkallës rihter ka goditur këtë të premte Alaskën Jugore, ndërsa ekspertët paralajmërojnë një tsunam në zonën e Cook Inlet. Tërmeti goditi në jug të Point MacKenzie-t në Alaskë, me një epiqendër prej shtatë miljesh ose 11.4 kilometra nga qyteti Anchorage. Kështu njoftoi shërbimi Gjeologjik amerikan dhe thellësia e forcës goditëse të tij u llogarit në 43 km.

Fillimisht u raportua nga shërbimi kombëtar i motit se nuk ka asnjë rrezik për Tsunam, por disa minuta më vonë agjencia raportoi në “Twitter” se ka paralajmëruar Cook Inlet-in,i cili lidh qytetin Anchorage me Gjirin e Alaskës. Nga të dhënat e para nuk raportohet për dëme në njerëz, por fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë se tërmeti ka lënë pasoja në rrugë si dhe në godinat e disa shkollave në këtë zonë.

Një pjesë e rrugëve janë zhytur poshtë dhe frika sa vjen e shtohet tek qytetarët e këtyre zonave. Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa gjasat për një tsunam sa vijnë e shtohen.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq