Tërmeti godet sërish Shqipërinë, lëkundje në Shkodër

Tërmeti godet sërish Shqipërinë, lëkundje në Shkodër

Foto ilustruese

Shqipëria është lëkundur nga një tjetër tërmet në orët e para të ditës së sotme. Lëkundjet me magnitudë 2.6 ballë janë regjistruar në orën 04:35:42, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 11 kilometra në fshatin Dedaj në Shkodër. Lëkundja ka qenë e lehtë dhe tërmeti është ndjerë pak në qytet dhe në zonat përreth, ndërsa nuk ka raportohet për dëme.

Në 13 nëntor një tërmet me magnitudë 5 ballë dhe epiqendër në Ulqin të Malit të Zi shkaktoi panik dhe frikë edhe në Shkodër, pasi u ndjenë shumë lëkundjet. Në muajt e fundit Shqipëria është lëkundur disa herë nga tërmetet nga veriu në jug. Në muajt e verës u regjistruan disa tërmete në Gjirin e Lalzit dhe në Mat ku u dëmtuan shumë banesa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali