POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tërmeti i fortë me magnitudë 4.8 ballë në Catania, shtëpi të shembura dhe 28 të plagosur në Itali

Pamje nga pasojat e tërmetit në Itali

Të paktën 28 persona kanë mbetur të plagosur pas tërmetit të fortë me magnitudë 4.8 ballë, që goditi këtë të mërkurë rrethin e Siçilisë, në zonën e vullkanit më aktiv të Europës, Etna, në Katania raportojnë mediat italiane.

Ky është një nga tërmetet më të fuqishëm të regjistruar që pas shpërthimit të vullkanit Etna të hënën njoftuan autoritet vendase dhe mësohet se ka shkaktuar shumë panik dhe tronditje te qytetarët.  

Gjithashtu mediat italiane bëjnë të ditur se tërmeti i fundit i prodhuar nga zgjimi shpërthyes i Etnës, ka shkaktuar dëme seriozenë qendrat e banuara në shpatet e vullkanit, ku shumë ndërtesa janë shembur, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Tërmeti, i cili kishte një magnitudë 4.8,ballë u regjistrua orët e para të mëngjesit në 3:19 dhe e pati pikënisjen pranë komunës së Viagrande dhe Trecastagni.

Ndërkohë, qendra e regjistrimit sizmologjik të tërmeteve raportoi se dëmet më të madha u shënuan në komunën e Flerit , ku ka mure të shtëpive të shkatërruara, por edhe në Santa Venerina ku tërmeti ka shkaktuar rrëzimin e fasadës së kishës kryesore dhe në Pisano. 

Ndërkohë mediat raportojnë se ekipet e kërkim shpëtimit dhe forcat e mbrojtjes civile dhanë paraljmërimin banorëve të evakuohen duke u larguar për të qënë larg zonës së rrezikut.

b.xh.
Komento