Tërmeti në Dibër/ FA-të vijojnë me ndihmat ndaj banorëve të prekur, shpërndajnë shtretër, batanije e ushqime (FOTO)

Tërmeti në Dibër/ FA-të vijojnë me ndihmat ndaj banorëve të prekur, shpërndajnë shtretër, batanije e ushqime (FOTO)

Ndihmat e shpërndara nga forcat e armatosura

Forcat e Armatosura kanë vijuar me ndihmat për banorët e prekur nga tërmeti në qarkun e Dibrës. 

Pas ngritjes së çadrave, FA-të kanë nisur edhe me shpërndarjen e bazës materiale dhe ushqimeve.

Në Bashkitë e qarkut Dibër, FA kanë shpërndarë rreth 200 shtretër, batanije dhe pako ushqimore.

Që pas tërmetit të 11 gushtit, 19 familje në disa njësi adminiatrative jetojnë në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura.

Tërmeti me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter, i rënë në qarkun e Dibrës është ndjerë më fortë se kudo tjetër. Epiqendra e tij ishte 10 km nga Bulqiza. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri