Terrorizmi e ekstremizmi i dhunshëm
Bushati: Shqipëria po kontribuon

Terrorizmi e ekstremizmi i dhunshëm<br />Bushati: Shqipëria po kontribuon
Shqipëria ka dhënë dhe vijon të japë një kontribut të çmuar në luftën kundër terrorizimit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm’.
 
Kjo ka qenë deklarata e bërë nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në Nju Jork gjatë një takimi me drejtues dhe anëtarë të Komitetit Amerikano-Hebre që jeton dhe punon në SHBA.
 
Shqipëria ka dhënë dhe vijon të japë një kontribut të çmuar në luftën kundër terrorizimit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm, nëpërmjet hapave të rëndësishëm legjislativë të ndërmarrë brenda vendit, me në fokus forcimin e veprimtarisë së organeve ligjzbatuese. Shqipëria gjithashtu është një ndër vendet e para që ka sponsorizuar dhe mbështetur rezolutat e OKB-së në këtë drejtim dhe ka ngritur një qendër rajonale me seli në Tiranë në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm” tha Bushati.
 
Takimi u fokusua në një sërë çështjesh me interes për këtë Komitetet, si prioritetet e qeverisë në kuadër të zhvillimit të vendit, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, kontributi që shqiptarët kanë dhënë në mbrojtjen e jetëve të hebrenjve gjatë LBII, ndikimi i këtij gjesti fisnik e të lartësuar në marrëdhëniet shumë të mira aktuale ndërmjet Shqipërisë e Izraelit dhe ecuria e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së.
 
Bushati i njohu të pranishmit me reformat e thella të ndërmarra nga qeveria shqiptare në funksion të anëtarësimit të vendit në BE, duke u ndalur tek reforma në drejtësi, si një reformë me ndikim të madh në sundimin e së drejtës në ekonomi. 
 
Rezultat i këtyre reformave të thella dhe të gjithanshme është avancimi i mëtejshem i vendit, me synim kalimin në hapin e radhës, atë të hapjes së negociatave për anëtarësim.
 
Ministri Bushati u ndal në kontributin që shqiptarët kanë dhënë gjatë LBII për shpëtimin e jetëve të hebrenjve, si tregues i respektit ndaj vlerave më të larta njerëzore dhe marrëdhënieve shumë të mira dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit. Ai vlerësoi bashkëpunimin politik, parlamentar dhe ekonomik midis vendeve tona, i cili ka njohur një trend zhvillimi gjatë viteve të fundit. Më tej, ai vuri theksin edhe në marrëdhëniet strategjike Shqipëri - SHBA, të vendosura në këtë stad edhe prej Dokumentit të Partneritetit Strategjik mes dy vendeve, si një marrëdhënie me interes reciprok për sigurinë dhe paqen ne rajon e më gjerë.  
 
Drejtues dhe anëtarë të komunitetit Amerikano-Hebre çmuan gjestin fisnik të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri dhe shprehën angazhimin e tyre për vijimin e konsolidimit të kësaj marrëdhenieje të veçantë historike. 
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore