Testi i Policisë për gradën 'Komisar' dyshohet se u shit për 4 mijë €, përgjimet zbuluan pazaret

Përgjimet nga struktura e kontrollit të brendshëm në Policinë e Shtetit zbuluan se teza e testimit për gradat në polici ishte shitur 48 orë para provimit. Report Tv ka mësuar nga grupi hetimor se me kallëzimin e depozituar pranë prokurorisë iu është vënë në dispozicion hetuesve edhe dyshimi i krijuar nga përgjimet ndaj dy oficerëve në detyrë.

Të njëjtat burime sqaruan se një nga oficerët, i cili po ashtu ka qenë garues për gradën e Komisarit ishte në përgjim për një tjetër vepër penale, por teksa fliste në celular me persona të ndryshëm është zbuluar dhe fakti që ai dispononte pyetjet e testit.

Ndërsa jo zyrtarisht në përgjime rezulton se flitet për vlera të shitjes së testit nga 2500-4000 euro nga një aplikant tek tjetri.

 

 Draft programi i testit për gradën “Komisar”

Kallëzimi penal në Prokurorinë e Tiranës rezulton se është depozituar për vepër penale dhe jo në ngarkim të një personi apo individi. Pritet që javën e ardhshme të dëshmojnë nga kryepolici Ardi Veliu, zëvendësit e tij e po ashtu edhe Bilbil Mema, drejtori i Akademisë së Sigurisë.

Në rrethin e të dyshuarve rezultojnë edhe anëtarët e Komisionit dhe ata të ruajtjes së dokumenteve sekrete siç konsiderohet edhe teza e provimit për gradat “Komisar” dhe “Kryekomisar”.

Ky testim u anulua pas shpalljes së fituesve, dhe 6 ditë pasi ishte certifikuar nga vartësit e kryepolicit Ardi Veliu si dhe përfaqësuesit e Pameca-s të cilët po ashtu ishin të pranishëm gjatë këtij provimi.

Ky testim pas anulimit ishte planifikuar të ribëhej por me nisjen e hetimeve për nxjerrjen e sekretit, dyshimet për korrupsion si dhe shitjes së testit bënë që z.Veliu ta anulojë atë për një afat të papërcaktuar deri sa të hetohet ky rast.

Ky është rasti i parë që në Akademinë e Sigurisë anulohet testi për gradat mbi dyshimet se teza është shitur duke dekonspiruar sekretin mbi pyetjet që aplikantët do duhet t’i përgjigjeshin për të fituar titullin “Komisar” dhe “Kryekomisar”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andeti: 18/11/2018 15:52

    Nenpunes policie si Ardi Veliu nuk i vin me keti vendi e sulmojn ngaqe nuk behet pal me pislleqet

    Përgjigju
    • Vlonjat: 18/11/2018 16:48

      E njeh mirë ti?? Apo je nga ata minjtë e shpëtim Gjikës që e kishte sekser Veliun dhe ortak pallatesh te pisllëqet që bënin bashkë kur ishte me policinë bashkiake në Vlorë.

  • Lushnja 1: 18/11/2018 14:00

    Nje Dtejtor si Veliu nuk i vjen me ketij vendi. I drejt i paster i fuqishem trim etj etj . Po ky popull do hajdut e cifteli

    Përgjigju
  • Faik: 18/11/2018 11:47

    Si do që të jetë këta janë e "Keqja më e Vogël" , krahasuar me BANDITËT , KRIMINELËT , NARKO-TRAFIKANTËT , HORRAT , TRADHTARËT dhe KRYEHAJDUTËT e PD KRRIMIT dhe LSI ZHVATJES !! Ne Shqiptarët jemi Popull pa FAT , që VOTOJMË për të KEQEN më të VOGËL !?!!

    Përgjigju
    • life: 18/11/2018 20:47

      @ FAIK po Arben cuko,armando prenga,tom doshi,arben ndoka,..jan te PD?.jeni tifoz te partive si per ekipet e futbollit,hajdutet jan nga te gjitha anet dhe nga te gjitha ngjyrat.ata meritojn te gjith ndeshkimin

    • Vlorë: 18/11/2018 14:22

      Sakt.

  • Popull: 18/11/2018 10:50

    Këta shesin tezë provimi.. Imagjinoni o pupull ca mund të presësh nga këta po të denoncosh një kriminel, që për të gjetur kush e ka denoncuar jep 10mijë apo më shumë €.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD