Teuta ‘kockë e fortë’ për Partizanin, Mema merr fitoren e parë nën drejtimin e Tiranës

Teuta ‘kockë e fortë’ për Partizanin, Mema merr fitoren e parë nën drejtimin e Tiranës

Foto nga ndeshja Teuta-Partizani në 'Niko Dovana'

Partizani kryesues i Superligës ka ngecur këtë javë në transfertën e Durrësit pasi ka barazuar 1-1 kundër Teutës. Në “Niko Dovano” pati pothuajse gjithçka, gola spektakolar, grintë, kartona, pritje fantastike të portierëve dhe mbi të gjitha mbështetje të zjarrtë të tifozëve pavarësisht shiut. 

Sa i takon rezultatit takimi u zhbllokua shumë shpejt, pasi Gashi në minutën e 8 mposhti me kokë Alban Hoxhën. Gjithsesi “të kuqtë” e kryeqytetit do të barazonin edhe një herë gjithçka me Asanin që realizoi një perlë. Për 20 minuta të dy skuadrat kërkuan golin e fitores, por në fund ndanë nga një pikë.

Ndërkohë në kryeqytet Tirana ka marrë fitoren e parë pas 8 ndeshjesh në drejtimin e Ardian Memës. Bardheblutë kanë mposhtur 4-0 Kastriotin në një takim të drejtpërdrejtë mes dy skuadrave që synojnë largimin nga vendet e fundit. Golat për kryeqytetasit u realizuan nga Hasani, Greca, Ngo dhe Sentamu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së