Thaçi: Kosova është Shqipëri

Thaçi: Kosova është Shqipëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës në vitet e fundit kanë punuar me brishtësi dhe se politika kosovare ka nevojë për reformë të thellë, por kjo u takon partive politike.

Kosova është storie e suksesit të plotë, por jemi dëshmitarë se viteve të fundit institucionet e vendit kanë funksionuar me një brishtësi. Ajo çka i mungon Kosovës është që mos të fokusohemi në politikat ditore, por në politikë sa më transparente, agjendës se qartë institucionale edhe për brenda por edhe në raport më rajonin dhe botën perëndimore, por edhe më vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Në një konferencë të organizuar nga shoqëria civile me temën “Dekada e Ardhshme e Kosovës”, presidenti i Kosovës Thaçi ka folur edhe për dialogun që po zhvillohet në mes Kosovë dhe Serbisë në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kosova ka dëshmuar pjekuri në dialogun me Serbinë, tani mbetet që Serbia të përmbyllë sa më shpejt çështjen e urës në Mitrovicë dhe të energjisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ai ka thënë se mirëprit platformat e prezantuara nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për konsensus të përgjithshëm politik, si dhe të qeverisë për finalizimin e dialogut me Serbinë.

Ne nuk duhet të bëhemi pengesë për të ardhmen e njëra tjetrës. Bashkimi Evropian nuk e pranon as Kosovën e as Serbinë pa i përmbyllur çështjet e hapura mes vete./REL/

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët