Thaçi: Kosova është Shqipëri

Thaçi: Kosova është Shqipëri

Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se dialogu me Serbinë është rruga e vetme për të ecur përpara. Në forumin e politikave “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian”, Thaçi ka deklaruar se ditët dhe javët e ardhshme do të jenë shumë vendimtare për konsolidimin e Kosovës si shtet.

Ai ka mirëpritur platformat e prezantuara nga kryeparlamentari Kadri Veseli për konsensus të përgjithshëm politik, si dhe të qeverisë për finalizimin e dialogut me Serbinë, ku presidenti autorizohet për të udhëhequr negociatat, shkruan 'koha.net'.

“Unë i mirëpres platformat që po prezantohen nga liderët politik. Në veçanti për arritjen e një konsensusi për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. Marrëveshja obligative është në favor të të dyja vendeve. E lehtëson rrugëtimin drejt BE-së. E di se dialogu me Serbinë është shumë i vështirë dhe po ashtu përkushtimi për pajtim, por kjo është rruga e vetme për të ecur përpara”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se politika kosovare ka nevojë për reformë të thellë teksa ka shtuar se është i sigurt se dekada e dytë e pavarësisë së Kosovës do të sjellë anëtarësimin e Kosovës në NATO. Ai ka deklaruar po ashtu se imazhi i Kosovës ka qenë i dëmtuar viteve të fundit, duke përmendur gazin lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës.

“Kosova është një storie e suksesit por jemi dëshmitarë se viteve të fundit institucionet kanë funksionaur në një brishtësi. Ngjarjet në Kuvend kanë dërguar një pamje aspak të pëlqyeshme në botë. Të gjithë e shohim se mediat e tjera sa shumë i përsërisin pamjet e gazit lotsjellës në Kuvend dhe kshtu mund të shohim se kujt i kanë konvenuar ato pamje”, është shprehur ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht