Thaçi insiston për korrigjimin e kufirit: Qytetarët e Luginës së Preshevës duan bashkimin me Kosovën

Thaçi insiston për korrigjimin e kufirit: Qytetarët e Luginës së Preshevës duan bashkimin me Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi insiston për bashkimin e Kosovës me Preshevën, Bujanocit dhe Medvegjës. Në një status në rrjetin social Facebook, Thaçi thekson se liderët dhe qytetarët e Luginës përkrahin tezën për bashkimin me Kosovën. Sipas Thaçit, "kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës". 

Hashim Thaçi
Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës. HTH. 

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Vendit i këndoj’, këngëtarët më në zë në Opera! Festivali i Shqiptar i Dancit, Blenard Azizaj në Elbasan! ‘Zbulimi’, me Salsano Rrapin në Bylis

‘Vendit i këndoj’, këngëtarët më në zë në Opera! Festivali i Shqiptar i Dancit, Blenard Azizaj në Elbasan! ‘Zbulimi’, me Salsano Rrapin në Bylis