Thaçi këmbëngul: Nuk tërhiqem, mbështes fuqishëm korrigjimin e kufirit me Serbinë

Thaçi këmbëngul: Nuk tërhiqem, mbështes fuqishëm korrigjimin e kufirit me Serbinë

Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vijon që të këmbëngulë në idenë e tij për rishikimin e kufijve me Serbinë. I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga ideja e tij për kufijtë, në emër të konsensusit kombëtar, Thaçi është përgjigjur “Kur të dëgjoj ide të tjera më të mira, do ta mendoj”.

Ai ka shtuar gjithashtu se “S’kam dëgjuar ide më të mira për ta përmbyllur dialogun me Serbinë. Synimi im është ky: Të ndodhë dialogu, Kosova të jetë sa më unike, mundësisht. Mbështes fuqishëm korrigjimin e kufirit. Nuk ka njohje reciproke, pa definim të kufirit” theksoi në emisionin “DPT Te Fidani”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit