Thaçi në Vjenë: Dialogu dhe bashkëpunimi ndërfqinjësor e forcojnë paqen dhe tërë rajonin

Thaçi në Vjenë: Dialogu dhe bashkëpunimi ndërfqinjësor e forcojnë paqen dhe tërë rajonin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kancelari austriak, Sebastian Kurz

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova dhe i tërë Ballkani Perëndimor kanë besim në vizionin dhe angazhimin e kancelarit austriak Sebastian Kurz për afrimin e rajonit me Bashkimin Evropian.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kryesimi i radhës i BE-së nga ana e Austrisë është mundësi për tërë rajonin që të normalizohen marrëdhëniet dhe të punohet në mbylljen e çështjeve të hapura, duke u afruar edhe më shumë me BE-në.

 Kosova dhe i tërë Ballkani Perëndimor kanë besim në vizionin dhe angazhimin e kancelarit Kurz për afrimin e rajonit tonë me BE-në, por edhe për vetë BE-në. Kryesimi i radhës i BE-së nga ana e Austrisë është mundësi për tërë rajonin, që t’i normalizojmë marrëdhëniet dhe të punojmë në mbylljen e çështjeve të hapura, duke u afruar edhe më shumë me BE-në. Për këto dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë bilateral, sidomos në ekonomi, bisedova edhe me kancelarin Kurz në Vjenë. Dialogu dhe bashkëpunimi ndërfqinjësor e forcojnë paqen dhe tërë rajonin tonë.

Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për shfuqizimin e ligjit për administrimin e Butrintit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për shfuqizimin e ligjit për administrimin e Butrintit