Thaçi takime me kongresin amerikan: Morëm mbështetjen e SHBA-së për marrëveshjen me Serbinë

Thaçi takime me kongresin amerikan: Morëm mbështetjen e SHBA-së për marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar një sërë takimesh me senatorë dhe kongresistë amerikanë, ku në fokus të diskutimeve ka qenë ecurimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas mediave kosovare mësohet se në takimet që ka patur presidenti Thaçi është deklaruar se ka marrë mbështejen e të gjitha institucioneve të SHBA-së dhe se antëtarët e kongresit Amerikan shprehën mbështetjen e plotë për arritjen e një marrëveshje të qëndueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do t’i hapte të dy vëndeve rrugën e integrimit në aleancën euroatlantike.

Mësohet se presidenti Hashim Thaçi  është takuar me senatorin Ron Johnson, me senatorët demokratë Gary C. Peters  Robert Menendez,dhe ligjvënësin demokrat Eliot Engel  me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin Prishtinë dhe transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës(FSK), në Ushtri .

“Biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për transformimin e FSK-së, perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Në të gjitha këto çështje, Kosova ka mbështetjen e plotë, si të republikanëve, ashtu edhe të demokratëve”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga presidenca e Kosovës.

Në lidhje me idenë e propozuar nga  Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për korigjimin të kufinje  ligjvënësi demokrat Engel , është deklaruar  se SHBA-të, do të jenë të gatshme të bashkëpunojnë dhe se  mirëpresin çdo lloj marrëveshje që do të sillte dhe  i kontribuon  arritjes së paqes  mes dy vëndeve .

 “Shtetet e Bashkuara janë me Kosovën çfarëdo që të vendosin udhëheqësit e Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë në çdo lloj mënyre të mundshme”, ka thënë Engel raporton VOA.

Kujtojmë që ideja e për korrigjimin e mundshëm të kufinjve të Kosovës , vazhdon të kundërshtohet fuqishëm nga ana e partive politike opozitare në Kosovë. Vetë Kryeministri Haradija e ka hedhur poshtë këtë ide për përmbushjen e dialogut mes dy vendeve, ndërsa është deklaruar se ndryshimi i kufinjve mes dy vëndeve mund të bëhet vetëm me luftë.

Më hertë  kreu i shtetit të Kosovës është takuar edhe me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, si dhe me John Bolton, Këshilltar për Siguri Kombëtare i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale