Thaçi takohet në New York me Erdogan, asnjë fjalë për ndryshimin e kufijve të Kosovës

Thaçi takohet në New York me Erdogan, asnjë fjalë për ndryshimin e kufijve të Kosovës

Hashim Thaçi dhe Erdogan

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në New York është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në komunikatën e shpërndarë nga presidenca thuhet se Erdogan ka dhënë përkrahjen për vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve, ndërkohë që nuk thuhet asnjë fjalë për çështjen aq shumë të debatuar të ndryshimit të kufijve.

“Thaçi e ka informuar presidentin turk lidhur me fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për domosdoshmërinë e arritjes të një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme .Me këtë rast, presidenti turk ka thënë se mbështet arritjen e një marrëveshje ndërmjet dy vendeve”

Zyra e shtypit e Presidencës

Ndër të tjera në këtë takim është diskutuar edhe për ndihmën që Turqia do t’ia japë Kosovës për integrim në Interpol dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Presidenti Thaçi ka falënderuar presidentin turk, Erdoğan për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në procesin e shtimit të njohjeve dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ai ka marrë mbështetjen e presidentit turk, Erdoğan për procesin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, duke kontribuar kështu në rritjen e sigurisë globale. Nga ana tjetër, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka thënë se ai do të angazhohet personalisht në shtimin e numrit të njohjeve për Kosovën dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare” 

Zyra e shtypit e Presidencës

Edhe në takimet e djeshme që Thaçi ka zhvilluar me Wes Mitchell dhe presidentin e Komisionit Evropian, Donald Tusk, nuk e ka zënë në gojë idenë e ndryshimit të kufijve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi