Thaçi takon Trump në Paris: Mora mbështetjen e presidentit amerikan për marrëveshjen me Serbinë

Thaçi takon Trump në Paris: Mora mbështetjen e presidentit amerikan për marrëveshjen me Serbinë

Dy presidentët Donald Trump dhe Hashim Thaçi gjatë takimit në 'Elysee'

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar në Pallatin Elysee në Paris presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e SHBA-ve në drejtim të konsolidimit të shtetit të Kosovës. Lajmin e jep vetë Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale ku publikon edhe foton e takimit, ndërsa shkruan se shefi i Shtëpisë së Bardhë mbështet arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Në Paris takova presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të cilin e falënderova për mbështetjen e SHBA-së për Kosovën dhe rolin e saj vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin. Në këtë periudhë të rëndësishme për Kosovën ishte inkurajuese të dëgjoj se presidenti Trump mbështet “100% arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Ne në Kosovë jemi dhe do të mbetemi përherë mirënjohës ndaj SHBA-së dhe popullit amerikan.

Hashim Thaçi, president i Kosovës 

Takimi i Thaçit me Trump në Pallatin Elysee

Hashim Thaçi ndodhej në Paris në kuadër të ceremonisë për 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore si i ftuar i presidentit francez, Emmanuel Macron, krahas liderëve të tjerë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës