Thaçi telefonon Komisionerin Hahn, flasin për 'hapat e radhës të BE'-së për liberalizimin e vizave
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se sot ka pasur një bisedë telefonike me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn, ku kanë biseduar për liberalizimin e vizave.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn
Ndonëse kosovarët janë në pritje për lajmin se a do të ketë liberalizim të vizave këtë vit për ta, ende gjithçka mbetet e paqartë. Kosova vazhdon të jetë në pritje të raportit nga Komisioni Evropian (KE), me të cilin do të vlerësohet nëse vendi e ka plotësuar kushtin e fundit për liberalizim të vizave, atë të luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se sot ka pasur një bisedë telefonike me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn. Ai në profilin e tij në Twitter ka shkruar se gjatë kësaj bisede janë diskutuar sipas tij, hapat e ardhshëm në procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kam pasur një bisedë telefonike shumë të mirë me komisionarin Johannes Hahn për çështje të rëndësishme në marrëdhëniet BE-Kosovë, duke përfshirë hapat e ardhshëm në procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. E informova Komisionerin për gatishmërinë dhe shpresat tona për këtë moment të rëndësishëm.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Ndryshe, pushteti në Kosovë tash e disa vite kanë deklaruar se vendi do ta marrë liberalizimin e vizave, gjë e cila nuk ka ndodhur. Madje, kryeministri Haradinaj, kur mori drejtimin e qeverisë, pati deklaruar se brenda 90 ditësh kosovarët do të udhëtojnë pa viza në zonën Shchengen.
Njëra nga kushtet kryesore për ta marrë liberalizimin e vizave ishte thënë nga zyrtarët e BE-së është kalimi i marrëveshjes se demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, por që disa muaj pas këtij votimi ende nuk dihet se a do të ketë liberalizim të vizave këtë vit. Ministrja e Integrimeve Evropian, Dhurata Hoxha, javë më parë pati deklaruar se fundi i qershorit, dhe më së largu 11 korriku sipas saj, janë datat kur pritet që Komisioni Evropian ta japë rekomandimin për heqjen e vizave.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?
-
Po
17.6%
-
Jo
78.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 85
Lajme të tjera
-
Hasani takon Thaçin: Shqipëria do të këmbëngulë për proces gjyqësor të hapur e transparent
17 Prill, 11:50
-
Ambasadori i BE-së takon Holta Zaçajn: Gjykata Kushtetuese, institucion kyç për demokracinë në Shqipëri
15 Prill, 19:30
-
Emrat e rinj të ambasadorëve dhe të emisarëve të BE-së në Ballkanin Perëndimor
15 Prill, 08:16
-
Ambasadori holandez: Bashkëpunimi i PS me opozitën i rëndësishëm për integrimin në BE, realizoni reformën zgjedhore
14 Prill, 10:07
-
Ambasadori i BE nga Shkodra: Luftoni korrupsionin, të vijojë reforma në drejtësi! Presion Dumanit nga politika? Gonzato: S'duket i shqetësuar për këtë
13 Prill, 10:48
-
Ambasadori Gonzato: 'Lufta kundër korrupsionit kyç' për afrimin në BE! SPAK po jep kontribut për progresin e Shqipërisë
12 Prill, 08:52
-
Pakti i Migrimit: Ç'sjell politika e re e BE-së për azilin?
11 Prill, 08:13
-
PE voton paktin për emigrantët, synon të frenojë azilantë
10 Prill, 19:18
-
Qasja raciste e policisë së vendeve të BE-së mbetet e pa raportuar
10 Prill, 14:53
-
SHBA dhe BE kritikojnë vendimin e Listës Serbe për bojkotimin e referendumit në veri
8 Prill, 20:02
-
BE s’komenton paralajmërimet e Serbisë për të penguar Kosovën drejt Këshillit të Evropës
5 Prill, 15:41
-
Grupet kriminale shqiptare në Amerikën e Jugut akses në nivele të larta qeverisëse, konkurrojnë dhe vendasit! Po shtrihen dhe në Lindjen e Mesme e vendet skandinave
5 Prill, 07:53
Ky eshte clirimtari i kesaj hapesire shqiptare,shpetimtari i saj vetem pak kohe para fanitjes. Ky eshte themeluesi dhe ndertuesi i shtetit te Kosoves,Ky eshte dnerkombetarizimi i çeshtjhes se Kosoves.Ky praktikisht e realisht eshte Lideri numer l dhe i pazendesuar dhe i pa kontestuar,perveç ziliqarve,naiveve e primitiveve spiun me zemer e vullnet te prishur anadollak prej bajraktari.
Përgjigju