Thellohet skandali, i paguari i Bashës për të bllokuar negociatat është gjithashtu në borderonë e Putin

Thellohet skandali, i paguari i Bashës për të bllokuar negociatat është gjithashtu në borderonë e Putin

Me rreth te kuq Gunther Krichbaum

Gunther Krichbaum është personi i paguar nga ana e Partisë Demokratike për bllokuar hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë. 54-vjeçari, deputet i CDU-së ka një “flirt” të gjatë me Lulzim Bashën, me të cilin ka një histori të hershme bashkëpunimi.

Si këshilltar i Bashës, deputeti gjerman ka vizituar disa herë Tiranën duke mbajtur një fjalim edhe vitin e shkuar në çadër, gjithmonë kundrejt pagesave që i mbërrijnë rregullisht nga PD. Megjithatë, Partia Demokratike nuk është e vetmja që ka vendosur në borderonë e saj emrin e Krichbaum.

Mediat e huaja, përfshi media prestigjioze si “The Sun” apo “Deutsche Welle”, disa herë kanë raportuar për qëndrimet kontradiktore të deputetit në lidhje me Rusinë, duke aluduar se preferenca e tij ndaj Moskës mund të ketë detaje të tjera të panjohura.

Pak kohë më parë, Krichbaum bëri bujë me një deklaratë, të raportuar fillimisht nga “Deutsche Welle” dhe më pas edhe nga mediat ruse, në të cilën ai siguronte që BE duhet të tregohej e kujdesshme në procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, për të mos cënuar “interesat e natyrshme” të Rusisë në këtë zonë.

Deklarata u publikua gjerësisht edhe në shtypin rus, siç dëshmon linku i bashkëngjitur – http://www.lragir.am/index/rus/0/politics/rss/43146

Por, cila janë këto interesa ruse në Ballkan që nuk duhen prekur? Pikë së pari Serbia, për të cilën Krichbaum tregon një mbështetje të hapur dhe pa dyshim, bllokimi i perspektivës europiane për Shqipërinë si dhe mosnjohja e Kosovës.

Gjithashtu, në një vizitë në Ukrainë, si pjesë e një delegacioni gjerman, ai ndezi një reagim të ashpër nga mediat vendase, kur legjitimoi pushtimin e Krimesë, duke thënë se “pavarësisht asaj që ka ndodhur, Ukraina duhet të bashkëpunojë me Rusinë për të gjetur një kompromis. Është fakt që çdo zgjidhje kalon nga Moska”.

Po në atë vizitë, Krichbaum u përplas edhe me autoritetet ukrainase, të cilat përjashtuan dy përfaqësues të “Die Linke”, një parti e majtë gjermane, pasi këta të dy hynë në vend ilegalisht, nga territoret e pushtuara ruse. Krichbaum, edhe në atë rast u shpreh se “vendimi i Kievit zyrtar ishte i paarsyeshëm”. Këto qëndrime, por jo vetëm, e kanë shndërruar 54-vjeçarin e CDU-së në një avanpostë të influencës ruse në Bashkimin Europian.

Diçka e tillë e bën edhe më të dyshimtë bashkëpunimin e Bashës me Krichbaum, në dritën e fakteve të pasqaruara asnjëherë nga lideri i Partisë Demokratike, për financimin e fushatës nga parajsa fiskale, me para të biznesmenëve rusë të lidhur me Kremlinin.

Krichbaum është i njohur në politikën gjermane për një seri skandalesh, përfshirë edhe atë të trafikimit të fëmijëve jetimë nga Rumania, falë bashkëpunimit të sekretares e më vonë gruas së tij, Oana Harvalia./Zathur.j.j

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bon xhov: 21/04/2018 10:01

    Epo ky eshte tamam patriot,ky i duhet shqiperise ne keto dit te lumtura qe na la babai i tij shpirteror.Edhe ata paraardhesit e tij kete pune kan bere nga 27 vjet.*** LUMM si ne.Shyqyr qe i kemi mos na le te zoti pa keto.Agjentura te lindura,qe kurr se kan dashur te shkreten shqiperi.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 20/04/2018 22:47

    O plera Lulush se bashku me Gunther Krichbaum, ja u befte Kina ate qe ju ka bere koken, e pak keni...

    Përgjigju
  • Labi: 20/04/2018 19:44

    Ore pârtia demokratike ka shum njerez t tjere t mire Pse Meret me Kete gjelbesire nashen salen e ca plera t tjere Pse Nuk ndahen t bejn nje părți și duhet e ți len menjan keta plera luli me shok e ta shikojn keta sa do u vej pas populli ketyre kelyshavd q jan miq t serbit e t rusit

    Përgjigju
  • populli: 20/04/2018 19:28

    basha ropte ku ti keshe

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 20/04/2018 18:22

    O Shqiptar hapini syt dhe shikoni kush është krimineli lulzim shal ngjitmi hajdut ordiner . Shikoheni me ça meret meret me fundërina me njërëz nazista me një njeri kriminel me një nevojtore . Lul kriminelit i duhet trdguar vëndi duke u hedhur në koshin e plerave . Gjithashtu dhe partia e ashuquajtur demokratike duhet shpërbër kjo parti është parti kundra Shqiptarve

    Përgjigju
    • konjak: 21/04/2018 10:53

      E thon ,se /cia /apo /fbi /jane me te afta per zbulime;C'thoni more te uruar.Shikoni stafin e kesaj gazete ,sa profesionist -qe mos marcin sy ,se na ven dem me sua e sorollop -e ku te gjejm me surrater si keta derdimen. cthoni more

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen