Thellohet skandali/ Si u rrënua 'Qyteti Studenti', nga qiratë tek vjedhja e studentëve 

Thellohet skandali/ Si u rrënua 'Qyteti Studenti', nga qiratë tek vjedhja e studentëve 

Qyteti Studenti

TIRANE - Gjatë periudhës 2012-2013, e cila përkon me fundin e pushtetit të Partisë Demokratike, në Qytetin Studenti, është zbatuar modeli i tokës së djegur. Abuzimet me natyrë penale konsistojnë kryesisht me kontratat për dhënien me qira të doganave dhe ambienteve të tjera, fryrjen e numrit të punonjësve të shoqërisë shtetërore që administron Qytetin Studenti, urdhrat e paligjshëm për të mos paguar faturat e ujit, shpenzimet për aktivitete të ndryshme, akumulimin e borxheve, mungesa e aplikimit të faturave tatimore etj.

Shkeljet, të cilat kanë rënduar mbi kurrizin e studentëve, janë konstatuar përmes disa raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për kontrollin e veprimtarisë ekonomike të Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1, SHA, Tiranë. Përmes një raporti të datës 15.12.2014, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një sagë me abuzime të ndërmarrjes shtetërore që administron Qytetin Studenti.

Kontratat e qirave 
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit abuzimet më të mëdha në Qytetin Studenti konsistojnë në kontratat për dhënien me qira të ambienteve të ndryshme për periudhën 2012-2014. “U konstatua se, në disa kontrata të lidhura midis Trajtimi i Studentëve Nr. 1, SHA, Tiranë dhe subjekteve, mungon përcaktimi i detyrimit që subjektet që ushtrojnë aktivitet në hapësirat nën administrimin e shoqërisë, të dorëzojnë paraprakisht kontratat e lidhura me Ujësjellës Kanalizime SHA dhe me CEZ Shpërndarje, për të mos krijuar hapësira për favorizime. Për periudhën 2012-2013 nga Trajtimi i Studentëve Nr1 sot RSU nr. 1, SHA, nuk është kryer monitorimi i kontratave të qirasë ose enfiteozë, në pjesën më të madhe të rasteve nuk janë mbajtur as procesverbalet e dhënies dhe marrjes në dorëzim të objektit të dhënë me qira, gjithashtu nuk është ndjekur në vijimësi respektimi i kushteve të këtyre kontratave”, thuhet në raport.

Gjithashtu, sipas KLSH “Ka patur mos arkëtime të qirave dhe kamatëvonesave nga subjektet të cilat kanë ushtruar veprimtari në Qytetin e Studentit për vitet 2012-2013, duke shkaktuar një dëm ekonomik për shoqërinë në vlerën 1,735,324 lekë. Kjo ka ardhur si rezultat i mos ushtrimit të kompetencave funksionale për menaxhimin e hapësirave nën administrim të Trajtimi i .Studentëve Nr. 1, nga ish administratori, veprime këto në kundërshtim me nenin 4, të rregullores së brendshme si dhe neni 16 i statutit të shoqërisë nr. 8288/1, datë 12.09.2012”.  

Vjedhja e studentëve 
Përpos të tjerave, në raportin e KLSH, thuhet se studentëve nuk u janë kthyer garancitë monetare që kanë lënë për dëmtimin e dhomave. “Konstatohet se për vitin 2012, nuk u janë kthyer studentëve detyrimet për garancitë të arkëtuara. Nga dega teknike ka rezultuar se ka pasur dëmtime në dhoma nga studentët. Ndalesat për zhdëmtimin e vlerës së dëmit, janë bërë nga financa, duke u bazuar vetëm në kartelat e studentëve, dhe nga ish-Administratori i Përgjithshëm nuk ka dalë urdhër zhdëmtimi për personat përgjegjës për vlerat që duhet të zhdëmtojnë, veprime këto që bien ndesh me ligjin nr. 9228, datë 29.4.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar”, thuhet në raport. Gjithashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka arritur në konkluzionin se “janë dhënë urdhra nga ish Administratori i Përgjithshëm i shoqërisë për tarifat e akomodimit të studentëve pa marrë miratimin në Këshillin Mbikëqyrës. Nga ish Administratori i përgjithshëm është dhënë urdhër për moslikuidimin e faturave për ujin, urdhër ky i jashtëligjshëm, pasi fatura tatimore është titull ekzekutimi”

Dhomat e studentëve 
KLSH ka konstatuar se në vitin akademik 2012-2013 nuk janë përdorur 164 dhoma, duke krijuar dyshime të për abuzime. “Në vitin akademik 2012-2013, nga 2006 dhoma për strehim janë përdorur për studentët 1967 dhoma, ose 39 dhoma më pak, ndërsa në vitin akademik 2012-2013, nga 2006 dhoma për strehim u përdorën për studentët 1842 dhoma, ose 164 dhoma më pak, duke shkaktuar të ardhura të munguara për shoqërinë në vlerën 44,775,000 lekë”, thuhet në raport. Po sipas KLSH nuk ka një inventar mbi kapacitetet maksimale të dhomave për strehimin e studentëve me qëllim shmangien e përdorimit abuziv të dhënies me qira të dhomave.

Konstatohet se shoqëria nuk disponon një inventar mbi kapacitetet maksimale të dhomave për strehimin e studentëve, të përgatitura për çdo vit akademik nga administratorët e Bujtinave, të miratuara nga Administratori i Përgjithshëm i shoqërisë, me qëllim shmangien e përdorimit abuziv të dhënies me qira të dhomave për studentët nga administratorët e bujtinave”. 

Fryrja e numrit të punonjësve
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar rritjen e numrit të punonjësve në ndërmarrjen shtetërore që administron Qytetin Studenti shtoi numrin e punonjësve nga janari deri në tetor në vitin 2013, kohë që përkon me largimin e qeverisë ‘Berisha’. “Shoqëria ka ndryshuar numrin mesatar të punonjësve dhe pagën mesatare, respektivisht, në vitin 2012, numri mesatar i punonjësve nga 445 të parashikuar, në fakt është 468 punonjës, me një tejkalim me 23 persona, dhe paga mesatare është ulur në masën 8% nga ajo e programuar; nga janari deri në tetor në vitin 2013, numrin mesatar i punonjësve, nga 445 persona të parashikuar, ka shkuar në 470 persona, me një shtesë prej 25 persona, dhe paga mesatare është 6% më e ulët se ajo e miratuar. Ndryshimet në strukturë, janë bërë vetëm me urdhër të..., ish- administrator i përgjithshëm i shoqërisë, pa marrë më parë miratimin në Këshillin Mbikëqyrës, në MAS dhe në M EZHTS, si pronar i vetëm i shoqërisë, veprime këto që bien ndesh me neni 16, pika 6, të statuti i shoqërisë”, thuhet në raport. 

Abuzimet
Abuzimet me natyrë penale konsistojnë kryesisht me kontratat për dhënien me qira të doganave dhe ambienteve të tjera, fryrjen e numrit të punonjësve të shoqërisë shtetërore që administron Qytetin Studenti, urdhrat e paligjshëm për të mos paguar faturat e ujit.

Kontratat e qirave 
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit abuzimet më të mëdha në Qytetin Studenti konsistojnë në kontratat për dhënien me qira të ambienteve të ndryshme për periudhën 2012-2014.

Krijimi i borxheve në mënyrë të çuditshme 
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit ka konstatuar se shoqëria shtetërore që administron Qytetin Studenti ka akumuluar një borxh pavarësisht se shoqëria kishte një gjendje të madhe monetare në bankë. “Megjithëse në fund të vitit 2013, shoqëria është me gjendje të madhe mjetesh monetare në bankë, nga organet drejtuese të shoqërisë nuk janë marrë masat për ti dhënë prioritet likuidimit të detyrimeve ndaj furnitorëve në shumën 221,091,752 lekë, të trashëguara në vite dhe të krijuara nga vitet ushtrimor, përkatësisht:-në shumën 138,148,679 lekë, detyrime për energji elektrike ndaj CEZ bazuar në aktrakordimet; -në shumën 51,565,170 lekë, janë detyrime për ujin ndaj UKT-së; -në shumën 7,750,247 lekë, detyrime të papaguara ndaj furnitorëve për investime; -në shumën 15,690,499 lekë, detyrime të papaguara ndaj furnitorëve për furnizime materiale të ndryshme; -në shumën 7,937,164 lekë, detyrime të papaguara ndaj furnitorëve për shërbime të ndryshme”, vijon raporti. 

Shpenzimet, nuk aplikohen fatura tatimore 
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar parregullsi edhe në shpenzime duke thekuar se “shoqëria ka përfshirë në zërin "shpenzime të tjera", shpenzimet për aktivitete kulturore dhe shpenzimet për akomodimin e studentëve, të cilat duhet të ishin parashikuar si aktivitete që në fillim të vitit nga departamenti ekonomik dhe departamentet e tjera, dhe të programoheshin në zërat përkatës të shpenzimeve”. Gjithashtu, sipas KLSH për të ardhurat që realizohen nga dhënia me qira e ambienteve nga akomodimi i studentëve,
“Trajtimi i studentëve nr. 1” SHA, megjithëse është një shoqëri aksionare, nuk aplikon fatura tatimore për shërbimet që kryen. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 15/12/2018 04:50

    SHteti rumpall qe krijoi Sali Berisha dhe Ilir Meta, dote conte jo vetm ne gremin ekonomin kombetare, por dotu krijonte mundesi klaneve te PD dhe LSI, te cvatnin pasurin kombetre ne te gjtha asetet e saj. NJe deshmi e vjedhjeve dhe abuzimeve eshikojm edhe ne cvatjen dhe shkaterimin e ambjenteve, te qytetit studenti. Vellai i ish presidentit Nishani,mer mencn e studenteve dhe e kethen ne KOLL Center, NJe kryetar i PD mer librarin e studenteve dhe e kethen ne bar kafe, Vellai i Ish ministrit te drejtesis apo ekonomis Nasip Naco mer nje pjes tjer dhe ekethen ne kazino, djali i plepistes hajdari mer nje objekt tjeter i fut 1.9. milion Ero dhe e shet pasurin e shtetit mbas dy vijetesh mer 140 Ero. Si kata plera dhe kriminel, hajdut te poshter ne PD, LSI, jan aq shum sa po te shikosh kontrollin e lart te shtetit edhe pse ishte kantidatur e tyre, gjat ivestigimit ne qytetin studenti ka konstatuar me dhjetra shkelje dhe abuzime gj ne dem te shtetit dhe studenteve per vitet 2010. 11, 12, deri ne momentin e dorezimit te pushtetit , jskandalet , jan te llahtareshme. Nese dote kemi se shpejti shtet ligjor, keto abuzime, qe jan maja e ajzbergut, duhet te shikohen dhe keta hajdut, gjakpires te shqitareve duhet te vihen para drejtesis, duke u konfiskuar pasurin, kudo dhe sido qe ekan fshehur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH