Theresa May i denoncoi me emër autorët e sulmit ndaj Skripal, Putin: Janë qytetarë, jo kriminelë
Putin i ftoi të dyshuarit, të cilët u denoncuan me emër dhe mbiemër nga kryeministrja britanike, Theresa May, që të shfaqen e të flasin për mediat, pasi siç tha, 'kanë shumë për të treguar nga historia e tyre si qytetarë të thjeshtë e jo kriminelë'.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Moska i ka identifikuar të dyshuarit e sulmit me agjent nervor "Novichok" në Salisbury të Britanisë së Madhe ndaj ish-agjentit të dyfishtë, Sergej Skripal. Duke folur në një forum ekonomik të mbajtur në Vladivostok, Putin i ftoi të dyshuarit, të cilët u denoncuan me emër dhe mbiemër nga kryeministrja britanike, Theresa May, që të shfaqen e të flasin për mediet, pasi siç tha, “kanë shumë për të treguar nga historia e tyre si qytetarë të thjeshtë dhe jo kriminelë”.
Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov autorët e sulmit me Novichok ndaj Skripal
Javën e kaluar, agjencitë ligjzbatuese britanike deklaruan se kishin identifikuar dy shtetasit rusë që fshiheshin pas helmimit të ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal. Gjithashtu, kryeministrja Theresa May akuzoi shërbimin informativ ushtarak rus se kishte organizuar helmimin në fjalë, pas urdhrit të autoriteteve qendrore. Autoritetet ruse u kundërpërgjigjën me faktin se, fotot dhe emrat e të dyshuarve, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, të cilat u publikuan më herët nga Londra, nuk provojnë aspak përfshirjen e Moskës në këtë sulm.
Dy agjentët rusë në një stacion treni në Londër
Përpjekja për helmimin e ish-agjentit Skripal dhe vajzës së tij Yulia në qytetin britanik të Salisburyt, më 4 mars, shkaktoi tensione mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe, teksa Londra dhe aleatët e saj akuzojnë Moskën si orkestruese të sulmit, por Kremlini refuzon.
Së fundi, autoritetet britanike pretenduan se dy shtetas rusë, të dyshuar për sulmin, ishin të lidhur me shërbimin informativ ushtarak “GRU” të Rusisë. Incidenti i marsit solli për pasojë vendosjen e sanksioneve të reja nga ana e Shteteve të Bashkuara kundrejt Rusisë më 27 gusht, ndërsa shumë vende të Bashkimit Europian kanë dëbuar diplomatët rusë.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.9%
-
Jo
72.4%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2260
Lajme të tjera
-
SHBA: Kina po forcon makinerinë e luftës ruse në Ukrainë
15 Prill, 20:49
-
Lufta në Ukrainë/ Disa rajone mbeten pa energji elektrike! Putin synon të rindezë termocentralin Zaporizhzhia
13 Prill, 08:38
-
SHBA: Kina po rrit shitjet e pajisjeve që Rusia përdor për të prodhuar armë
12 Prill, 22:04
-
Lufta në Ukrainë/ Putin tallet me konferencën e paqes në Zvicër: Shfaqje e çuditshme! Paralajmërimi i FBI-së: Ne rrezikojmë një sulm në SHBA si në Moskë
12 Prill, 08:45
-
Rusia raportohet se synon të rekrutojë 400.000 ushtarë këtë vit
10 Prill, 13:43
-
Fronti i Ri i Putinit në Luftën e Ukrainës është në Ballkan
2 Prill, 12:04
-
'Putini ecte si lac, ' Lavrovi e ndiqte nga mbrapa i zi! Basha zbulon bisedën me presidentin rus në Samitin e Bukureshtit 2008 e takimin me Bush
1 Prill, 14:24
-
Lufta/ Putin firmos dekretin: 147 mijë ushtarë të rinj brenda pranverës! Elon Musk: Ukraina rrezikon të humbasë Odesën nëse nuk negocion
31 Mars, 09:48
-
Scholz: Putin shkeli parimin e paqes në Europë
30 Mars, 09:18
-
Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia
29 Mars, 08:46
-
Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi
28 Mars, 17:00
-
Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev
28 Mars, 09:46