Thomas Strakosha rrezikon të humbasë miqësoret e Kombëtares

Thomas Strakosha rrezikon të humbasë miqësoret e Kombëtares

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha

Thomas Strakosha mund të humbasë dy ndeshjet miqësore të përfaqësueses shqiptare kundër Kosovës dhe Ukrainës si pasojë e problemeve me dëmtimin e pësuar në javët e fundit.

Futbollisti ka luajtur me injeksione për shkak të një problemi në shpinë, gjë që ka bërë të mos jetë në formën më të mirë të mundshme. Për këtë arsye, ai i është drejtuar sot klinikës Padeia në Romë, ku shkojnë të gjithë futbollistët e Lazios për vizita më të specializuara mjekësore.

Strakosha do të bëjë disa teste të veçanta për të parë shkallën e dëmtimit dhe sipas mediave italiane, parashikohet që të humbasë ndeshjet e përfaqësueses pasi kërkohet kohë riaftësimi për problemet e tij. Në rast mungese të Strakoshës, Panuçi mund të thërrasë një tjetër portier për ndeshjet miqësore.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 22/05/2018 08:52

    Thomas Strakosias

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë