‘T’i japim leje për kullë’/ Basha i përgjigjet Ramës: Je batakçi, po na mbyll derën e Europës

‘T’i japim leje për kullë’/ Basha i përgjigjet Ramës: Je batakçi, po na mbyll derën e Europës

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Sherri i nisur paradite në Komisionin e Medias për teatrin Kombëtar vijon me replika në Facebook mes kryeministri Rama dhe kreut të PD, Basha. Rama duke komentuar atë që ndodhi në komision u shpreh se PD e ka kthyer debatin parlamentar në një teatër gjuhësh e gjymtyrësh të dhunshme. Kryeministri me ironi e mbylli reagimin e tij duke ngritur pyetjen se ‘Pse mos u japim një leje ndërtimi tek SHQUPi për Kullën e Sporteve Trup me Trup? Por nuk ka vonuar reagimi i kreut të PD, që e quan Ramën batakçi, që po i mbyll Shqipërisë dyert e Europës. Projektin e teatrit të ri, Basha e quan një aferë të pastër korruptive.

Sot opozita mbrojti interesin publik dhe parlamentarizmin. Parlamenti duhet të përfaqësojë interesat e popullit dhe jo të mafias së ndërtimit, krimit dhe drogës. Por Edi Rama e ka të vështirë të bëjë dallimin midis batakut mes të cilit kalon gjithë kohën dhe parlamentit, prandaj edhe komentet e tij publike janë të gjitha me gjuhën e batakçiut.

Afera e Teatrit Kombëtar është grabitje kriminale që Edi Rama ka më se një vit që e përgatit në bashkëpunim me klientët e tij. Në këtë aferë do të vidhet prona publike për të ndërtuar kulla të larta që do financohen me para të krimit dhe drogës. Ky që garantoi karrierën me 20 për qindshin për çdo leje ndërtimi dhe u ngrit në majë të politikës me formulën “një pallat, një votë”, tani sillet si një bandit që do të grabisë 100 për qind të Shqipërisë.

I dështuar në qeverisje, i demaskuar para gjithë botës si i paaftë, i korruptuar dhe i kalbëzuar moralisht, Edi Rama kërkon ngushëllim dhe mbrojtje duke u bërë njësh me oligarkë, kriminelë dhe hajdutë për të mbrojtur pushtetin dhe bërë para duke betonizuar dhe grabitur Shqipërinë.

Dhunuesi i Parlamentit, Kushtetutës dhe ligjit është Edi Rama. Dhunuesi i shqiptarëve është Edi Rama që pasi u vodhi votën, po vjedh edhe pasurinë publike për të shtuar pasurinë e vet private. Dhunuesi i Shqipërisë është Edi Rama që po na mbyll derën e Europës për të pestin vit me rradhë. Sot ai mund të ngrejë kulla dhe të pastrojë paratë e drogës në çdo cep të Tiranës, por e afërt është dita kur këto zulllume do ta zënë poshtë bashkë me Fikun e Tiranës!

Lulzim Basha

Deputetët e PD, Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë tentuar të nxjerrin me dhunë nga mbledhja e komisonit të Medias, kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili kishte shkuar për të raportuar për Teatrin Kombëtar. Albana Vokshi tha se Veliaj ishte i paftuar në komision, ndërsa sot, sipas saj, duhej të raportonte ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila ishte gjithashtu e pranishme në mbledhje. Pas disa minutave tension, kryebashkiaku Veliaj u largua vetë nga mbledhja duke përcjellë një mesazh për demokratët se Teatri i ri do ndërtohet. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enea: 21/06/2018 11:16

    Je nje pleher e genjeshtar ordiner,faturen e madhe do ta marresh ne zgjedhjet vendore qe vijne,nuk voton askush nje Babale parti e nje Babale kryetar,jeni funderrina e plehra bashke PD-LSI

    Përgjigju
  • Beni: 20/06/2018 16:19

    Kush flet per paaftësi dhe ky

    Përgjigju
  • BABALE: 20/06/2018 13:05

    Kur do mi japesh leket ore se mbaroi Boterori skam ca loz

    Përgjigju
  • Populli: 20/06/2018 11:17

    Je nje mut mu*i o Basha,po te kesh nje fije cipe mos u dil me shqiptareve para syve,me sajesen alla Babale mos u dil me parpara se je nje funderrine me i lig se Babalja.

    Përgjigju
  • Donela: 20/06/2018 09:49

    Qenke nje monster o Basha,jeni nje bande rrugace e gangstere qe keni zene per fyti kete vend,te te vije per turp per inskenimin e felliqur te Babales,te paguash nje ordiner 100000 euro jeni vete me keq se ai.

    Përgjigju
  • Gjiloshi i dagagjini: 20/06/2018 08:08

    Deren per ne europ po ja mbyllni ju jo Edi,ju jeni duke lobuar kundra shqiperise e shqiptareve o maskara hajdut,ti je rregjizori bashk me kriminelin Berisha per bllokimin e parlamentit dhe ne komisione,kurr nuk merr pushte o pusht hajdut,vrases.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 19/06/2018 20:59

    Kush flet per batakcinj.Ai i zhyturi ne mu**t koke e kembe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!