Tifozët bujarë të Skocisë, 5 mijë paund bamirësi për fëmijët shqiptarë me sindromën “Down”

Ata që mendojnë se futbolli është vetëm një lojë gabohen. Shembulli më I mirë për këtë janë tifozët e kombëtares skoceze, të cilët njihen si mjaft paqësorë dhe shumë bujarë. Të premten ata do të vizitojnë Shqipërinë në prag të sfidës që Skocia do të luajë kundër Kombëtares tonë në Ligën e Kombeve dhe sigurisht, siç e do tradita e tyre, nuk do të vijnë duarbosh.

“Tartan Army Sunshine Appeal” kanë grumbulluar një fond prej 5 mijë paundësh të cilin do ta japin si donacion në vendin tonë për bamirësi. Nëpërmjet ambasadës britanike në Tiranë ata kanë kontaktuar një organizatë e cila operon në Shqipëri dhe ndihmon fëmijët me sindromën “doën”, me autizëm dhe nevoja të veçanta.

“Kudo që përfaqësuesja jonë luan ne mundohemi të bëjmë një donacion për një kauzë lokale. Kushti I vetëm është që organizata e cila merret me menaxhimin e fondit të jetë jopolitike dhe jofetare,”-shprehet Neil Forbes, njëri nga donatorët.

Ky do të jetë donacioni I shtatë që tifozët skocez bëjnë që nga viti 2003 në Lituani, duke e çuar në 120 mijë paund shumën e parave të dhuruara. Siç është bërë e ditur më herët për ndeshjen kundër Shqipërisë pritet që në vendin tonë të vijnë 40 autobusë me tifozë skocez. Disa prej tyre të premten do të luajnë një ndeshje miqësore me “ultrasit” e Kombëtares tonë, “tifozat kuq e zi”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besua nga Vlora: 17/11/2018 10:43

    Respekt.keta po qe jan popull trim e me zakone.

    Përgjigju
  • robust: 16/11/2018 18:51

    Ore njerez, ta keni, e po ta keni gjithmone parasysh ne mendjet e zemrat tuaja: Skocezet jane nje popull e komb super e super i mire, fantastik e i shkelqyer. Une i njoh nga afer e mund te flas per to me kompetence. Mund te jene nje nga kombet me te mira te te gjithe botes mbare!

    Përgjigju
  • CaBone: 15/11/2018 19:10

    Gjithmon fantastik. Respekte. Meritoni mikpritje maksimale nga nje komb super mikprites sic jemi ne Shqiptaret.

    Përgjigju
  • redi: 15/11/2018 16:21

    Veprim humanitar . Si gjithmone skocezet mbeten fantastike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale