Tiranë, lagja Kombinat, 6
muaj pa ujë të pijshëm

Tiranë, lagja Kombinat, 6<br />muaj pa ujë të pijshëm
TIRANE - Në kulmin e të nxehtit që ka pushtuar vendin tonë, një lagje e tërë në zonën e Kombinatit, ka plot 6 muaj pa ujë të pijshëm. Banorët thonë se problemi me furnizimin me ujë të pijshëm në çezmat e tyre, filloi që me nisjen e punimeve për rikonstruksionin e Rrugës “Llambi Ziçishti” që kalon para shtëpive të tyre, nga bashkia e Tiranës. “Ne nuk kishim fare probleme me ujin e pijshëm.

Që me nisjen e punimeve për shtirmin e rrugës na nisën edhe ne probolemet me ujin. Nuk e di se çfarë prenë ata që bënin punimet, por ne u bënë 6 muaj që jemi pa ujë të pijshëm. Dhe kjo është e tmerrshme. Nuk bëjmë dot asgjë. Nuk lahemi dot, dhe ta mendosh në këtë vapë të tmerrshme. Nuk dimë se çfarë të bëjmë, kemi dërguar një mal me ankesa pranë ujësjellësit dhe njësisë bashkiake, por askush nuk ka ardhur të interesohet”, - thotë një banore e zonës. Dhe në këtë situatë, banorët e kësaj zone e kanë gjetur zgjidhjen te uji i pusit. Një prej banorëve të zonës, ka hapur një pus dhe aty shkojnë e mblidhen të gjithë të tjerët, nga ku marrin ujin për të furnizuar shtëpinë. Sigurisht që ujit të pusit nuk i është bërë asnjë analizë dhe as nuk klorinohet për të shmangur mundësinë e infektimit nga papastërtirtë që ai mund të mbarttë.

Në njësinë bashkiake nr.6, e cila ka nën administrim këtë zonë, e njohin shumë mirë problemin e banorëve në afërsi të varrezave të Sharrës. Shaban Përzhilla, përgjegjës i zyrës urbanistike të kësaj njësie bashkiake, ka përpara disa letra, që sipas tij i janë dërguar ujësjellësit të Tiranës dhe i kërkohet që të ndërhyjë që të riparojë problemin. “Unë e njoh këtë problem dhe madje ne i kemi dërguar disa shkresa ujësjellësit ku e vëmë në dijeni të situatës dhe i kërkojmë që të dërgojë specialistët e vcet për të parë se çfarë ka ndodhur, pasi ne nuk kemi kopetenca në këtë rast, por deri ëm tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, -thotë ai.

Ndërsa Ferdinand Petrela, drejtor teknik i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, thotë se banorët duhet të vijnë të ankohen vetë personalisht dhe jo të mjaftohen me dërgimin e një letre, pasi të tilla vijnë pa pushim çdo ditë në ndërmarrjen e ujësjellësit. “Banorët nuk kanë ardhur vetë të ankohen. Ata duhet të vijnë vetë personalisht, pasi shkresat kanë një rrugë tjetër. Ata duhet të kalojnë procedura standarde. Megjithatë ne që nëser (sot) në mëngjes do të nisim një skuadër për të verifikuar nga afër atë që ka ndodhur në këtë zonë. Nëse tubacionet janë dëmtuar nga ndërtimi i rrugës, apo ka ndonjë problem tjetër”, -thotë drejtori teknik i Ujësjellësit të Tiranës.
 
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.07.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)


 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, Basha-Rithemelimit: Përse nuk flisni? Çfarë kocke u hodhi Lindita Nikolla që u ka ngecur në fyt?

Mandati i Xhaçkës, Basha-Rithemelimit: Përse nuk flisni? Çfarë kocke u hodhi Lindita Nikolla që u ka ngecur në fyt?