E kthyer tashmë në një traditë, “Nata e Bardhë” do të vijë mbrëmjen e sotme më e zjarrtë se kurrë. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh festive që përkujtojnë historinë e luftës kundër nazifashistëve, të cilat kurorëzohen sot në mbrëmje në sheshin “Skënderbej” me rastin e “Natës së Bardhë”, ku ngjyrave të Fshatit të Festave do t’u shtohen edhe ritmet e muzikës së zgjedhur shqiptare.
Suksesin e premtojnë zërat më të njohur të muzikës tonë, Aurela Gaçe, Elhaida Dani dhe Vesa Luma, të cilat u pritën në një takim edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai u dorëzoi vajzave edhe Kullën e Sahatit të Tiranës.
Duke premtuar një festë të vërtetë, këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ftoi të gjithë shqiptarët që mbrëmjen e sotme të jenë në shesh për të kaluar disa orë plot argëtim e surpriza. “Jemi shumë të lumtur sot t’ju presim në sheshin “Skënderbej” në ditën e gjithë shqiptarëve, në një festë të Pavarësisë, Çlirimit, për një ‘Natë të Bardhë’ me gocat më të mira që ka prodhuar shqiptaria. Sot kush është shqiptar duhet të jetë në sheshin “Skënderbej” për ditën më të bukur të festave, të gëzimit dhe të fishekzjarrëve që mund të keni parë”, theksoi Veliaj.
“Unë jam vërtet shumë e nderuar që do të këndoj sot në shesh për të gjithë shqiptarët, për të gjithë ata që duan të festojnë, për të gjithë ata që fundi i fundit duan të këndojnë, të buzëqeshin. Unë kam një parim: Jeta është shumë e shkurtër dhe nesër askush nga ne nuk e di çfarë do të ndodhë. Jam nga ato natyra që e jetoj jetën si të më vijë për momentin, sot do bëjmë namin”, tha Aurela Gaçe.
Në skenë do të ngjitet edhe Melissa Magnaneli, këngëtarja e talentuar dhe me zë brilant që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar, Sanremo Junior 2012. Gjithashtu, në shesh do të këndojnë edhe Krenar Seiti, Xheisara etj, ndërsa nuk do të mungojnë edhe shumë zëra të tjerë të njohur.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.3%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2265
Lajme të tjera
-
Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm
18 Prill, 20:38
-
Qendra teknologjike në Kashar, Gonxhja: ‘TEDA’ do jetë model në rajon, do hapë deri 7 mijë vende pune! Veliaj: Është investim që i mbetet qytetit
18 Prill, 14:55
-
Veliaj: Të jesh lider i mirë duhet të dish të marrësh vendimet e duhura në momentin e duhur! Falë tyre Tirana është transformuar
17 Prill, 15:35
-
Veliaj pret dy politikanët suedezë me origjinë shqiptare: Krenar për suksesin tuaj, të ndihmojmë njëri-tjetrin në rrugën drejt integrimit në BE
17 Prill, 14:20
-
Veliaj me strukturat e PS-së në Kavajë: Sot fillojmë maratonën për zgjedhjet e ardhshme, do fitojmë 5-0! Sulmet non stop ndaj Tiranës, të planifikuara
16 Prill, 17:12
-
Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj autoktonë nga Termolij në Parkun Europa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona
16 Prill, 14:05
-
Qendër e re komunitare në Vaqarr, Veliaj: Investojmë njësoj si në qendër edhe në periferi; Dy hapësira të reja për varreza në Vaqarr dhe Petrelë
15 Prill, 22:24
-
Veliaj pret ministrin izraelit të Turizmit: Dënojmë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, akt agresioni që rrezikon një rajon e një botë të tërë
14 Prill, 17:51
-
Itali/ Veliaj takon homologët e Veronës dhe Viçencës: Zgjerojmë bashkëpunimin për ‘Eco Tiranën’, së shpejti shërbime të reja në kryeqytet
14 Prill, 15:08
-
Mbjellje pemësh te ish-Tregu Elektrik, Veliaj: Njerëzit janë të ndarë në ata që punojnë dhe ata që komentojnë punët! Ata që nuk bëjnë punë, historia i harron
13 Prill, 15:35
-
Veliaj inspekton në Kombinat: Në 2025 mbyllim rindërtimin! E zhbllokuam nga gjyqet e Monës dhe Likes, kanë 0 shans të rrëzojnë bashkinë
13 Prill, 13:01
-
Veliaj pret dy artistët e njohur grekë: Uroj që dashuria që morët në Tiranë, të përkthehet në Greqi! Jemi më afër nga sa e mendojmë
12 Prill, 22:08