Tirana kundër Kukësit, Mema: Shpresoj të mos na ndëshkojnë arbitrat

Tirana kundër Kukësit, Mema: Shpresoj të mos na ndëshkojnë arbitrat

Trajneri i Tiranës Ardian Mema

Java e 11 e Superligës do të luhet këtë martë dhe të mërkurë me sfidën hapëse që është ndërmjet Tiranës dhe Kukësit. Në prag të sfidës trajneri i Tiranës Ardian Mema që ende nuk e ka gjetur fitoren e pare me bardheblutë, është shprehur se një nga faktorët e kësaj situate është fati. Më tej Mema deklaroi se Tirana në sfidën e fundit dhe jo vetëm, përveç kundërshtarëve ka patur kundër edhe arbitrat.

“Ne sjemi kundër fderatës, por nuk kemi si të pranojmë këta arbitra që na ndëshkojnë. Edhe kundër kamzës, por edhe ndeshjet e mëparshme kanë dhënë faulle që nuk ekzistonin. Kjo ka sjellë edhe ndëshkimin tonë.”

Ndërkohë nga kampi kundërshtar para sfidës ka folur zëvendës trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaci. Për mediat Hallaci ka deklaruar se haluçinacionet që ka patur skuadra nuk janë shqetësuese. Sipas tij diferenca me kryesueset do të reduktohet ndeshjet e ardhshme.

“Nuk është se janë shkëputur shumë Skënderbeu dhe Partizani. Kuptohet se ata po bëjnë mirë, por edhe ata do kenë momentet e tyre ku do të çedojnë. Ne kemi gabuar që tani, por kampionati i tillë është, ata do ta bëjnë këtë në ndeshjet e ardhshme.”

Kukësi renditet i treti në kampionat me 19-t pikë, ndërsa Tirana pozicionohet e shtata me 9-t pikë, 1 më shumë se vendi i nëntë që bie nga kategoria.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ministri Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason

Ministri Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e Garancisë për sektorin fason