Tirana zgjeron rrjetin e korsive të dedikuara për biçikletat, trefishohen përdoruesit

Godina e re e Teatrit Kombëtar do të jetë një vepër spektakolare, me hapësira disa herë më të mëdha se ndërtesa ekzistuese. Gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen në Rrugën e Kavajës për shtimin e korsive të dedikuara për biçikletat, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se një nga arsyet pse teatri po sulmohet kaq shumë, lidhet me shembujt e deritanishëm, ku çdo projekt i nisur nga qeveria dhe bashkia është kurorëzuar me sukses.

Arsyeja pse teatri po sulmohet kaq shumë është e thjeshtë: e dinë që po iu fut një pune qeveria e bashkia, do ta “qajnë” atë punë, siç me këndin e lojërave te Liqeni, Parkun Olimpik, Bulevardin e Ri, Sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri etj. Në fakt, kjo është një përpjekje e dëshpëruar e ca kalamajve që drejtojnë sot opozitën, të cilët e dinë që teatri i ri do të jetë një vepër spektakolare, 8 herë më i madh në tokën e vet, e sigurisht, do të marrë çmime. Ata i druhen faktit që për 4 vite nuk bënë asgjë në Tiranë dhe e dinë që gjëja tjetër ku qeveria e bashkia do vërë dorë, do jetë një mrekulli. Kjo i shqetëson.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku komentoi sulmin e pakuptimtë të opozitës ndaj arkitektit danez, Bjarke Ingels, një nga më të mirët në botë në fushën e arkitekturës.

Jam i ndërgjegjshëm që në Tiranë ka politikanë me rezidencë në Holandë, por ama sillen si ballkanas 500 vite të prapambetur. Kur një ‘politikan holandez’ i thotë një arkiteti danez s’të lë të futesh në Shqipëri, i ngjan një kalamani të llastuar të një lagje tipike tironse, që nuk lë askënd të vijë nga lagjja tjetër e të luajë tek lagjja e tij. Fatkeqësi e opozitës, që ka kalamaj për drejtues, ndërkohë fat për Tiranën që është zgjuar nga gjumi, që ka një qeveri e një bashki në krye të punëve për të ecur përpara. Siç po vazhdojmë me korsitë e biçikletave, do vijojmë me teatrin e ri, me korsitë e dedikuara të autobusëve, me ndërhyrjet në Ujësjellës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Ai shtoi se ndihet i keqardhur nga politikanët me rezidencë në Holandë, që shohin vetëm hallin e tyre.

Kanë vetëm hallin e tyre; rezidencën e kanë në Holandë, shtëpinë në Holandë, fëmijët i rrisin në Holandë dhe kur ne mundohemi ta bëjmë sadopak Shqipërinë si Holanda e Danimarka, këta sillen si fëmijë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Duke u ndalur te rrjeti i ri i biçikletave, kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se ndërtimi i korsive të reja ka sjellë trefishimin e përdoruesve në kryeqytet.

Jam i lumtur me mënyrën si po shpërndahet me shpejtësi të jashtëzakonshme i gjithë rrjeti i biçikletave në Tiranë. Falenderoj shumë kolegët e ambasadës holandeze që kanë dizenjuar një rrjet inxhinierik, i cili do t’i japë qytetit korsitë minimale të paktën brenda Unazës dhe besoj se nëse numrat vazhdojnë e rriten, siç janë rritur këto kohë, ku është trefishuar numri i atyre që përdorin biçikletat qoftë mobike apo biçikletat e tyre private, them se Tirana është në rrugë të mbarë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Ai premtoi më shumë hapësira të dedikuara për këmbësorët, ndërsa theksoi se rikthimi i biçikletave do të shpëtojë kryeqytetin nga trafiku.

Nëse projektojmë e ndërtojmë për këmbësorë, do kemi këmbësorë, siç është sheshi ‘Skënderbej’ apo Pazari i Ri apo këndi i lojrave; nëse projektojmë e ndërtojmë për biçikleta, do kemi më shumë për biçikleta, e nëse ndërtojmë për makina do kemi më shumë makina. Do të thotë që pjesa tjetër duhet ndarë në mënyrë demokratike mes atyre që kanë biçikleta dhe këmbësorëve. Kjo është një përpjekje për t’i qëndruar reputacionit të Tiranës, e cila po merr çmime pothuajse çdo javë për ndryshimet që po bën.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë