‘Na nxori kunata nga shtëpia’/ Burrë e grua mbi vinç në Tiranë, kërcënojnë me vetëvrasje

TIRANE-Dy persona, burrë dhe grua kanë hipur mbi një vinç 30 m lartësi te diga e liqenit duke kërcënuar se do të hidhen nëse nuk do të zgjidhet problemi i tyre. Ata janë Ferdinand dhe Teuta Saraçi, burrë e grua, ndërsa kjo nuk është hera e parë që tentojnë vetëvrasjen.


Vinçi ku kanë hipur çifti Saraçi

Ata janë ish të përndjekur politik, ndërsa shprehen se kanë hipur në vinç, pasi i kërcënojnë për t’i nxjerrë nga shtëpia, pas një konflikti familjar. Në një lidhje telefonike për Report Tv nga vinçi te diga e liqenit, Teuta Saraçi u shpreh se kunata i ka nxjerrë nga banesa, ndërsa policia sipas tyre ka qëndruar indiferente pas kërkesës së tyre.


Zjarrëfiksja dhe ambulanca pranë vendit të ngjarjes

Ferdinand Saraçi shtoi se familja e tyre, me dy fëmijët kërcënohet dhe se shteti duhet që të ndërhyjë për t’i marrë në mbrojtje. Pas njoftimit në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërsa po tentojnë që t’i bindin për të zbritur nga vinçi ku kanë hipur prej orës 20:45 minuta të mbrëmjes së sotme.

Problemi im është se është e dyta herë që kam hipur në vinç, mua më është plotësuar vetëm njëra kërkesë. Teuta Saraçi, ish e persekutuar, më persekuton kunata ime Alba Saraçi dhe më ka nxjerrë nga shtëpia. Ajo ka bërë një urdhër mbrojtje për burrin tim.

Por unë nuk kam mundësi që ta mbaj atë me bukë. Unë kam njoftuar të plotfuqishmin e zonës në Kombinat por ai se ka vënë ujin në zjarr. Por vetëm ka mbajtur krahun e Alba Saraçit, e cila më dhunon fëmijët prej 4 vitesh, të gjitha këto janë të regjistruara, policia hesht dhe mban krahun e Albës dhe të babait të saj.

Para 4 ditësh kemi debatuar se unë plaçkat e shtëpisë i kam blerë me kredi bankare dhe ajo donte të më hidhte plaçkat jashtë shtëpisë dhe ajo shkoi në polici dhe i dhanë urdhër mbrojtje. Nuk kam besim tek asnjëri sepse asnjë nuk e ndihmoi familjen time. Asnjë nuk ka bërë asgjë, bashkia s’ka bërë asgjë, s’ka ardhur asnjëherë, kemi 1 vit pa drita, sepse ajo Alba kishte një konsum të lartë dhe iku për në Itali dhe i la pa paguar.

Ju mund të merrni në dëshmi edhe fëmijët nëse në gënjejmë,  janë të vërtëta. Ata na duan neve të vdekur, ato kërkojnë lekë me dhunë. Shteti jo vetëm që nuk më ndihmon por më torturon akoma. Shteti i jep të drejtë një mostre, një krimineli që torturon 2 fëmijë të vegjël. Lindita Nikolla duhet të bëhet mbretëreshë e këtij vendi, sepse ishte e vetmja që më ka ndihmuar. Shteti i dha të drejtë një krimineleje, unë prej 4 ditësh jam rrugëve, fle në lulishte.

Ferdinand dhe Teuta Saraçi


Çifti Ferdinand dhe Teuta Saraçi


Vinçi ku kanë hipur çifti Saraçi

Informacion paraprak i Policise se Tiranes
Më datë 28.04.2018, rreth orës 20:45 ka ardhur njoftimi se në rrugën e “Kosovarëve”, në një vinç, në lartësinë 30 metra kanë hipur dy persona.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :
Dy shtetas (burrë dhe grua), të cilët nuk pranojnë të identifikohen, kanë hipur në një vinç (për një problem pronësie) nga ku kërcënojnë se do të hidhen.
Këta shtetas dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim.
Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi.

VIDEO/Intervista për Report Tv e çiftit Saraçi në 18 tetor 2017, pasi zbritën nga vinçi në Tiranë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zani: 28/04/2018 22:07

    Në G*p të Sëmës vafshin këta që hipin në Vinxh ! Në G*P të SËMËS vaftë QEVERIA bashkë me MINISTRAT HAJDUTË ! Dhe në G*P të SËMËS vaftë OPOZITA KRIMINALE dhe HAJDUTESKE !!!! PD + PS + LSI = FUNDËRRINA , HAJDUTË , KRIMINELË , TRADHTARË , KUSARË , BANDITÊ , NARKO-TRAFIKANTË ,GRABITQARË , ZHVATËS , SHUSHUNJA , MASKARENJË , HARBUTËR , BATAKÇINJË , ZUZARË ,PLEHRA! I bëfshi ILAÇE KANCERI PARATË e VJEDHURA për FAMILJET tuaja të gjithë ju POLITIKANËT HALABAKË të këtyre 28 VITEVE Degjenerim!! VAFSHI në FERR dhe DJALL që të gjithë dhe i VJEDHSHI GJAK nga GOJA dhe BYTHA LEKËT që ju keni ZHVATUR POPULLIT SHQIPTAR .

    Përgjigju
  • Faik: 28/04/2018 21:41

    Hidhuni ! Pse nuk hidheni po kërcënoni Shtetin si Kalamaq Fundërrina që jeni!A ishit juve FUNDËRRINA gjoja të Persekutuar që donit DEMOKRACINË ( SHKËRLLATOKRACINË) ?!!? Ja kjo është DEMOKRACIA e DEGJENERUAR me PPP, VJEDHJE , GRABITJE , ZHVATJE , TRADHËTI , BURDELLO , KRIM gjithëandej! Ç'farë të Persekutuar kanë qenë këta BANDITË ?!? Gazetarët duhet të shkojnë tek MINISTRIA e DREJTËSISË dhe t'ju Zbardhin DOSJEN , sepse ky KUSARI ka qenë në BURG për VJEDHJE ose për VRASJE apo TRADHËTI , sepse nuk të fuste në BURG kot më kot ENVER HOXHA i LAVDISHËM ! Na kanë çarë KA.IN këta FUNDËRRINA BURGAXHINJË , që thonë kemi qenë të PERSEKTUAR !!!

    Përgjigju
  • populli: 28/04/2018 21:36

    bydha ju zjefte ky eshte kapitalizmi doni komunizem e lerin pordhet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet