Tiranë, "furtunë" në Rrugore
ndryshohen 80% e efektivëve

Tiranë, ndryshohen 80% e efektivëve">
TIRANE-  Furtunë në Komisariatin e Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës. 80%  e efektivëve të këtij komisariati janë ndryshuar. Ndërkohë që sot janë rekrutuar 60 efektivë të rinj të cilët janë marrë nga komisariatet e Tiranës.
 
Ndryshimet u bënë të ditura gjatë një takimi që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj zhvilluan sot rreth orës 14:00 në Komisariatin e Policisë Rrugore.
 
Ndryshimet kanë nisur që nga drejtuesit deri tek policët e thjeshtë të komisariatit të kësaj policie, e cila nga sot do të drejtohet nga Luan Shehu.
 
Efektivët e rinj morën udhëzime nga ministri Tahiraj dhe Burgaj për të bërë kujdes dhe të mos bëhen pre e korrupsionit, në një takim që u zhvillua me dyer të mbyllura.
 
Nga sot efektivët të cilët janë larguar nga Policia Rrugore janë në varësi të Ministrisë së Brendshme. Ndaj disave ka nisur dhe procedim penal.
 
Me urdhër të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është kryer një hetim për efektivët e kësaj drejtorie, ku janë gjetur me shkelje plot 77 policë dhe 11 oficerë.

policet e larguar
(Në foto: Efektivët e larguar të policisë)
 
Sipas rezultatit të hetimeve në 28 raste uniformat rrugore të Tiranës kanë rezultuar me shkelje administrative e deri në shpërdorim detyre.

rekrutet e rinj te policise
(Në foto: Rekrutët e rinj të policisë)
 
Gjithashtu në takimin me dyer të mbyllura me efektivët e rrugores ministri Tahiri ka urdhëruar edhe anulimin e tenderit për shërbim transporti karrotreci, dhe parking ruajtje automjetesh, pasi kontrata aktuale është gjetur me shkelje të shumta procedurale.

tahiri me drejtuesit e policise me logo
(FOTO/ Pandi Sulla, zv/drejtor i Policisë së Tiranës për Sigurinë dhe Rendin, Bernard Çaushaj, Drejtor i Policisë se Tiranës, Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm, dhe Hysni Burgaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ekstradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh

Durrës, arrestohet shtetasi italian me qëllim ekstradimin në Spanjë! 59-vjeçari ishte dënuar për trafik narkotikësh