Tiranë, gjendet një foshnje e pajetë
në Farkë, policia heton në dy pista

Tiranë, gjendet një foshnje e pajetë<br />në Farkë, policia heton në dy pista
TIRANË - Një foshnjë është gjetur e pajetë dhe e hedhur në afërsi të digës së liqenit të Farkës në periferi të Tiranës. Policia është sinjalizuar paraditen e të premtes nga disa punëtorë që punonin aty pranë.
 
Ekspertët e mjekësisë ligjore gjatë ekspertizës së kryer në morgun e Tiranës zbuluan se bëhej fjalë për një foshnjë të posalindur të seksit mashkull.
 
Policia ka sekuestruar regjistrat e lindjeve të ditëve të fundit në maternitetet e kryeqytetit, edhe pse dyshimet kryesore janë për një lidhje të kryer në kushtet e shtëpisë.
 
Inspektorët e policisë janë porositur për të vlerësuar informacionet në zonat përreth vendit të ngjarjes për të mësuar shkaqet dhe autorët e ngjarjes makabre.
 
Policia po heton në dy pista. Atë të një foshnjeje të ngjizur nga një lidhje jashtë martesore, ose të ndonjë foshnjeje që ka vdekur pas lindjes dhe për shkak të bestytnive të disa zonave të vendit, flaket për të mos u varrosur.

 
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve