VIDEO/ Tiranë, policia kryen shpërthim të kontrolluar, rezulton fals alarmi për bombë

TIRANË- Rezulton fals alarmi për bombë pranë bustit të Papës tek Piramida, i dhënë mbrëmjen e sotme nga qytetarët e shqetësuar. Në fillim dyshohej se valixhja mund të kishte lëndë plasëse brenda saj, por pas shpërthimit të kontrolluar nga ana e forcave anti-eksploziv, rezultoi se valixhja ishte bosh, nuk kishte pasur asgjë brenda saj. Policia rrethoi zonën për disa minuta, në mënyrë që të kryenin ekazminimet e nevojshme, duke mos lejuar edhe qytetarët të kalonin përreth zonës së perimetruar.


Zona tek Piramida, me rreth të kuq valixhja, e cila dyshohej se kishte lëndë plasëse brenda saj

Informacion Paraprak

Më datë 24.06.2018, rreth orës 20:25, nga Komisariati Dixhital njoftohemi se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë bustit të “Papa Gjon Pali i Dytë”, është gjetur një valixhe e dyshimtë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, ku kanë formuar perimetrin e sigurisë, si dhe është njoftuar njësia antieksploziv për të kryer veprimet e mëtejshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Fshesa’ në partinë e Ilir Metës, Elona Guri ‘ngushëllon’ Braimllarin pas largimit: S’i kemi tradhtuar kurrë idealet tona

‘Fshesa’ në partinë e Ilir Metës, Elona Guri ‘ngushëllon’ Braimllarin pas largimit: S’i kemi tradhtuar kurrë idealet tona