Tiranë, sherr me thika në lokal mes dy personave në 'Astir', plagoset 40-vjeçari

Tiranë, sherr me thika në lokal mes dy personave në 'Astir', plagoset 40-vjeçari

Lokali ku ndodhi ngjarja

TIRANE - Një sherr me thika ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në zonën e 'Astirit' në Tiranë. Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për rrjedhojë ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Policia identifikoi dhe arrestoi autorin e plagosjes R.C. Mbeten të paqarta motivet e kësaj ngjarje, ndërkohë që i plagosuri mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. 

Njoftimi i policisë:
 
Tiranë

Informacion Paraprak

Plagos me mjet prerës 40 vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia kap dhe shoqëron autorin.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, u bë kapja dhe shoqërimi i shtetasit :

- R. C.

Ky shtetas ditën e sotme rreth orës 10:15, në zonën e “Unazës së Re” pas një konflikti, ka plagosur me mjet prerës një shtetas të moshës rreth 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijojn veprimet e mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës