Tiranë/ Grabitet mobileria në Vaqarr, 3 persona lidhin rojen dhe marrin paratë

Tiranë/  Grabitet mobileria në Vaqarr, 3 persona lidhin rojen dhe marrin paratë

Foto Ilustruese

Një grabitje ka ndodhur në rrugën Tiranë-Ndroq, ku në vendin e quajtur ura e “Beshirit”, dy persona kanë hyrë brenda një mobilerie duke marrë një sasi lekësh.

Policia ka nisur hetimet ndërsa pronari i subjektit ka denoncuar se nga arka janë marrë mbi 30 mijë euro.

Nga hetimet paraprake rezulton se grabitësit kanë qenë 3 persona dhe fillimisht rreth orës 02:00 të së shtunës ata kanë lidhur rojen private e më pas kanë grabitur kasafortën e mobilerisë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti