POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tiranë, shpërndanin kokainë me motorin e picerisë, bien në pranga 3 të rinjtë/ VIDEO

Kokainë që shpërndahej me motorat e picerisë. Është kjo forma më e re që kanë gjetur 3 të rinjtë në Tiranë, të cilët për t’ju shmangur hetimeve të Policisë, kishin gjetur një mënyrë ndryshe për të shitur kokainën. Bëhet fjalë për Gersi Çeçën 28 vjeç, Renaldo Dalipin 25 vjeç dhe Albian Avdo 27 vjeç që janë arrestuar nga Policia e Tiranës.

Shitja bëhej në zona të ndryshme të Tiranës, në varësi të porosive, por më shumë porosi vinin nga zona e ish-bllokut në Tiranë. Mendohet se të rinjtë e shisnin një dozë kokainë nga 60-80 euro. Ditën e mërkurë Policia ka ndaluar fillimishit Renaldo Dalipin duke lëvizur me një makinë “Audi” ku i është gjetur një qese me kokainë.

Bashkëpuntorët e tij ishin Geris Çeça dhe Albian Avdo. Policia ka sekuestruar rreth 200 gramë kokainë, motorin e picerisë, një makinë si dhe disa fishekë. Kohët e fundit Policia e Tiranës ka goditur disa grupe që shpërndanin kokainë në lokalet e natës në ish-bllok.

a.me./b.ha.
Komento

Komente

  • zene: 12/07/2018 11:11

    ju lumt antidroga tiran kapje qdo jav kokain e heroin

    Përgjigju