Tiranë, kapet banda “tmerr”
i telave elektrikë për skrap

Tiranë, kapet banda “tmerr” <br />i telave elektrikë për skrap
Ishin bërë “tmerr” i pompave të ujit, telave elektrikë, bobinave të trasformatorëve. Privatë e shtetërorë ishin “prehë” e tyre. I grabisnin për t’i shitur si skrap, moda e fundit dhe biznesi që shtyn shumë grabitës të metaleve të dëmtojnë linja elektrike, ujore etj. Sipas deklòaratës së policisë së Tiranës të mërkurën në mbrëmje nga Komisarati i Policisë Nr.6 u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Novruz Lutfi Demiri, 43 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
- Genti Gani Dervishi, 46 vjec, banues në Yzberisht, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
- Mondi Mustafa Zeqiri, 28 vjec, banues në rrugën e Qelqit, Kombinat, i dënuar me parë, për vjedhje.
- Ajet Hajdar Pashollari , 32 vjec, banues në Yzberisht, banesë private, me arsim 8 klasë, i dënuar më parë për tentativë vrasje, armbajtje pa leje, kundërshtim i punonjësve të policisë.
Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit, “Bobinat”, në rrugën Unazë e Re, Tiranë, ku janë kapur në flagrancë nga agjentët e policisë teksa qarkullonin me automjetin tip “Benz”, me targa TR 1449 E, në pronësi te shtetasit Novruz Demiri.
Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit u gjetën 5 bobina bakri transformatorësh, të cilat ishin vjedhur për skrap. Po ashtu në fshatin Pezë e Vogël, kanë vjedhur në një banesë disa kambaleta elektriçisti, varre etj.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, janë gjetur sasi bakri të bobinave, tela bakri, pompa uji, tela elektrikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga puna e bërë rezulton se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve të ndryshme, në zona të ndryshme:
- Me dt 07.05.2011, dyshohet se kanë vjedhur transformatorin në pronësi të një shtetasi.
- Me dt 24.04.2011, dyshohet se kanë vjedhur transformatorët e kompanisë telefonike celulare Vodafon dhe AMC.
- Me dt 25.09.2011 dyshohet se kanë vjedhur gabina elektrike në pronësi të K.E.SH. sh.a.
- Me dt 02.10.2011, dyshohet se kanë vjedhur gabina elektrike në pronësi të firmës “Levanto”, në territorin e Komisariatit Nr.5.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Vjedhjes e realizuar në bashkëpunim.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve