9 orë luftë me flakët, digjet fabrika e riciklimit në Kashar, alarmi s'punoi/FOTO+VIDEO me dron

TIRANË-Pas 9 orësh luftë me flakët është shuar vatra e zjarrit në fabrikën e riciklimit të mbetjeve në Kashar që u dogj plotësisht paraditen e sotme. Fabrika që u përfshi nga flakët dhe u dogj sot në zonën e Kasharit ishte në pronësi të Vullnet Hakës, kryetar i Shoqatës së Ricikluesve në Shqipëri. Zjarri nisi rreth orës 09:00 në magazinën e fabrikës ‘Everest’, ndërsa sistemi i alarmit nuk ishte në funksion.  Fabrika ishte përfshirë nga flakët edhe dy herë të tjera, vitin e kaluar dhe para pak muajsh dhe biznesi ishte gjobitur për shkak të mos marrjes së masave për parandalimin e zjarrit.


Pamje nga zjarri në fabrikë

REPORT Tv solli ekskluzivisht i pari pamjet nga vendi i ngjarjes, por edhe me dron të fabrikës, e cila u shkrumbua.  Shtullungat e tymit ishin aq të mëdha sa u përhapën në të gjithë kryeqytetin.  Zjarri nisi në ambientet e brendshme të fabrikës, ndërsa u dëgjuan edhe disa shpërthime të vogla gjatë momenteve që gjithçka digjej. Në momentin që ra zjarri, u raportua se brenda në fabrikë ishin disa punëtorë, të cilët kanë dalë me shpejtësi. Pamjet me dron nga fabrika qe po digjet

Fatmirësisht nga zjarri nuk mbeti asnjë person i lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme. Në vendngjarje ishin policia, 20 zjarrfikëse nga Tirana e Durrësi dhe forcat e Ushtrisë. Rreth orës 13:00 zjarri u vendos nën kontroll, ndërsa sipas zjarrfikëses në orën 18:00 u shua përfundimisht, por vijon që të mbahet në mbikëqyrje, pasi mund të riaktivizohen vatrat. Shumë pranë fabrikës që u dogj ndodheshin edhe një karburant, një tjetër biznes tjetër i ‘Everest’-it  duralumini, por edhe kompania dhe studio e Top Channel, por fatmirësisht u parandalua përhapja e zjarrit.
Shtullungat e tymit nga zjarri 

Në të gjithë zonën qarkullimi u bllokua për disa orë, po ashtu u stakua edhe energjia elektrike, ndërsa u dogj një kabinë dhe një pjesë e rrjetit. Pas shuarjes së zjarrit, ekspertët kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet, ndërsa mësohet se edhe para një viti ky biznes është djegur, ndërsa pak muaj më parë kishte pasur sërish një vatër të vogël zjarri. Biznesi i Vullnet Hakës është gjobitur për mos marrjen e masave kundër zjarrit. Por edhe në rastin e zjarrit që dogji sot fabrikën, drejtori i Zjarrfikëses deklaroi se nuk është njoftuar nga biznesi, por nga qytetarët për flakët.
Fotot nga djegia e fabrikës

Pasditen e sotme janë marrë në pyetje punonjësit e kompanisë së sigurisë së fabrikës së riciklimit. Ata kanë thënë se ndodheshin te dera e jashtme e fabrikës kur kanë parë tym në mes të fabrikës. Gjithashtu, ata kanë shpjeguar se punëtorë nuk ka pasur, ndërsa shtojnë se kanë qenë ata që kanë lajmëruar zjarrfikësen. Por drejtori i zjarrfikëses deklaroi mesditën e sotme se kanë qenë banorët që kanë lajmuar për zjarrin dhe jo punonjësit e fabrikës.

20:00 Shuhet vatra në Kashar, punonjësit e sigurisë: Ja si nisi zjarri në fabrikën e riciklimit
Vatra e madhe e zjarrit në fabrikën e riciklimit të mbetjeve është fikur, ndërsa vijon ende që të dalë tym nga plastika. Vendngjarja po kontrollohet nga ekspertët e kriminalistikës që kanë nisur hetimet për shkaqet.

Në pyetje janë marrë punonjësit e kompanisë së sigurisë së fabrikës së riciklimit. Ata kanë thënë se ndodheshin te dera e jashtme e fabrikës kur kanë parë tym në mes të fabrikës.

Gjithashtu, ata kanë shpjeguar se punëtorë nuk ka pasur, ndërsa shtojnë se kanë qenë ata që kanë lajmëruar zjarrfikësen. Por drejtori i zjarrfikëses deklaroi mesditën e sotme se kanë qenë banorët që kanë lajmuar për zjarrin dhe jo punonjësit e fabrikës.

19:00Ministria e Brendshme: Po e mbikëqyrim, vatra mund të riaktivizohet
E ndërsa u vendos nën kontroll rreth mesditës, vatra e zjarrit në fabrikën e riciklimit në Kashar do të jetë e monitoruar, pasi mund të riaktivizohen. Kështu deklaron Ministria e Brendshme në një reagim në Twitter.

Zjarri te fabrika ne Tirane eshte vene nen kontroll. Objekti ngjitur u shpetua. Ne objektin e djegur, fadroma do te heqe tani materialin e shkrumbuar. Do vazhdojme te qendrojme me sherbime aty, per te mbikqyrur vatra zjarri te fshehura qe mund te ri-aktivizohen.

Ministria e Brendshme

12:55 Nisin hetimet, në pyetje punëtorët, pronari dhe administratori
Zyrtarisht Policia ka nisur hetimet për zjarrin e rënë në fabrikën e riciklimeve në Kashar. Po verifikohen nëse fabrika kishte masat e duhura kundër zjarrit, por edhe po punohet për zbulimin e shkaqeve. Pritet të merren në pyetje punëtorët, pronari dhe administratori.

Fabrika  nuk respektonte kushtet e sigurisë dhe kriteret e vendosura për riciklim. Para një viti kompania ‘Everest’ u përfshi nga flakët, ndërsa u gjobit për mos respektim të kushteve të sigurisë.

Edhe sot, drejtori i zjarrfikëses së Tiranës Shkëlqim Goxhaj deklaroi se nuk funksionoi sistemi i alarmit të zjarrit dhe se nuk u lajmëruan nga biznesi, por nga banorët për zjarrin.


12:55Drejtori i zjarrfikësve: Rreziku ka kaluar
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj ka deklaruar se pas disa orësh luftë me flakët rreziku ka kaluar.

Kemi bashkëpunim me të gjitha shërbimet e zjarrëfikseve nga qytetet e tjera. Rreziku ka kaluar. Nuk ka të lënduar. Jemi drejt izolimit të flakëve.

Shkëlqim Goxhaj

12:45 Veliaj: Të gjitha shërbimet në betejë me flakët në Kashar
Të gjitha mjetet dhe forcat e emergjencave janë në terren për të mundësuar shuarjen e zjarrit që ka rënë në nga bizneset në zonën industriale të Tiranës. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bënë të ditur se forcat e zjarrfikëse dhe forcat e policisë dhe ushtrisë janë në teren duke u përballur me flakët për të mundësuar shuarjen e zjarrit dhe minimizimin e dëmeve ekonomike në biznesin ku dhe ka rënë zjarri.

12:40 Zjarri në Kashar, digjet një kabinë dhe një pjesë e linjës
Per shkak te renies se zjarrit te fabrika e riciklimit, eshte djegur nje pjese e linjes qe furnizon Unazen e Re dhe Mezesin. Grupet e punes se OSHEE ndodhen ne terren per masat e ruajtjes se sigurise. Raportohet per nje kabine te djegur plotësisht, ndërsa janë stakuar dy fidera 105 dhe F13 per mase sigurie.

12:30Fabrika e djegur në pronësi të kreut të Shoqatës së Ricikluesve, nuk respektoi kushtet e sigurisë
Kompania që u përfshi nga flakët dhe u dogj sot në zonën e Kasharit është në pronësi të Vullnet Hakës. Ai është kryetar i Shoqatës së Ricikluesve në Shqipëri. Haka është një personazh i njohur, pasi rreth dy vite më parë ka lobuar fuqishëm që të miratohej ligji për importin e mbetjeve në Shqipëri për t’u ricikluar.

E ndërsa lobonte për importin e mbetjeve, nga ana tjetër fabrika e tij nuk respektonte kushtet e sigurisë dhe kriteret e vendosura për riciklim. Para një viti kompania e tij ‘Everest’ u përfshi nga flakët, ndërsa u gjobit për mos respektim të kushteve të sigurisë. Edhe sot, drejtori i zjarrfikëses së Tiranës deklaroi se nuk funksionoi sistemi i alarmit të zjarrit dhe se nuk u lajmëruan nga biznesi, por nga banorët për zjarrin.

Gjithashtu banorët e zonës në Kashar deklarojnë për Report Tv se janë ankuar disa herë për ndotjen që shkaktonin mbetjet në fabrikën e riciklimit, që u dogj sot. Por, pavarësisht ankesave ata deklarojnë se nuk është marrë asnjë masë.  Pak kohë më parë edhe Eljan Tanini, anëtar i Shoqërisë Civile denoncoi se industria e riciklimit ‘Everest’ funksionon jashtë parametrave.


11:55Banorët: Jemi ankuar për ndotjen, s’u morën masa
Banorët e zonës në Kashar deklarojnë për Report Tv se janë ankuar disa herë për ndotjen që shkaktonin mbetjet në fabrikën e riciklimit, që u dogj sot.

11:30 Zjarri në Kashar/ Report Tv sjell pamjet me dron

11:10Drejtori i Zjarrfikësve: S’funksionoi alarmi, fabrika u dogj edhe vjet, u gjobit
Drejtori i Zjarrfikësve në Tiranë Shkëlqim Goxhaj nga vendi i ngjarjes deklaroi se kjo kompani riciklimi në Kashar është përfshirë nga flakët edhe vjet, ndërsa pak javë më parë është penalizuar për mos marrjen e masave në rast zjarri, ndërkohë që edhe para pak ditësh kishte pasur një rast të tillë. Ai tha se sistemi i alarmit të zjarrit nuk ka funksionuar.

Nuk bëjmë dot gjë tani, vetëm të izolojmë zjarrin. Në momentin që sigurojmë që zjarri nuk kalon në magazinën tjetër, do të shuajmë shumë shpejt këtë. Biznesi nuk ka reaguar sistemi i zjarrit. Është hera e dytë që digjet, është penalizuar për masat që nuk ka marrë masat për zjarrin, pavarësisht se ishte djegur më parë. Kompania nuk kishte marrë masat për reagimin. Kryesore është që të mos dëmtohen qytetarët, më vonë do të flasim për gjërat e tjera.

Shkëlqim Goxhaj


Tymi i shkaktuar nga zjarri mbulon qiellin

10:45 Bllokohet rruga në Kashar, stakohet energjia elektrike

10:35 Prefektja e Tiranës: Në ndihmë edhe tre automjete nga Forcat e Armatosura

10:30 Pranë fabrikës ndodhet edhe një karburant dhe dy biznese të tjera

10:25 Vijnë edhe zjarrfikëse nga Durrësi për të mos lejuar përhapjen e zjarrit

10:20 Në ndihmë të zjarrfikëses dhe botë me ujë nga bashkia e Tiranës

09:55REPORT TV sjell pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes, magazina shkrumbohet plotësisht

Ora 10:45
Tiranë, zjarr i fuqishëm në një fabrikë riciklimi në Kashar
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Resuli: 22/04/2018 23:02

      Z SHALESI JA CBEJNE RICIKLIMET E PLEHRAVE QE JU DHE SHEFI YT RAMA KERKOJNE TE INSTALOJNE PER BIZNES INE SHQIPERI KJO ESHTE E TMERRSHME

      Përgjigju
    • tirane: 22/04/2018 16:57

      Po ska ndonje rrezik se eshte prone e kreut te shoqates se ricikluesve dhe kane marre masa me riciklu ma shpejt. Dmth me djegje

      Përgjigju
    • Zylo: 22/04/2018 15:09

      Riciklimi I MBETJEVE per ban nje RREZIK I PERJETSHEM per zjarre ky eshte peshqeshi I shalsit te plerave DEPUTET i ps

      Përgjigju
    • bledi: 22/04/2018 12:43

      duhet nje reishikim e te gjitha kompanive turke ne vend per sigurin, tatimet etj etj te korruptuar si ne jan

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

    GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin