Tiranë/ Policia monitoron kalimin e këmbësorëve, apeli: Sigurohu mirë, mos rreziko jetën! (VIDEO)

Policia Rrugore ka ndërmarrë një plan masash, në kuadër të Tispol gush 2018, për të parandaluar aksidentet rrugore ku më të prekur janë këmbësorët.

Në njoftimin e shpërndarë nga Policia e Shtetit thuhet se ka një rrezik potencial për këmbësorët që kalojnë rrugën.

Njoftimi i plotë:

Krahas Planeve të Kontrollit “Tispol Gusht 2018”, Policia Rrugore e kryeqytetit ka kryer disa vëzhgime dhe monitorime në të gjitha rrugët kryesore urbane dhe interurbane të Kryeqytetit, për mënyrën e sjelljes së këmbësorëve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe rrezikshmërinë që e karakterizon këtë kategori.

Nëse i referohemi statistikave policore të ngjarjeve rrugore me pasoja fatale, këmbësorët mbeten më të prekurit nga aksidentet rrugore.

Pamjet e rregjistruara në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, flasin shumë për rrezikun potencial që mbart çdo këmbësor i monitoruar, por edhe shumë të tjerë që nuk shihen.

Ata janë objekt analizash dhe sensibilizimi i Policisë Rrugore për pasojat dhe pasigurinë e tyre.

Policia Rrugore këshillon këdo të përdor vendkalimin dhe mbikalimin e këmbësoreve! Aty ku mbikalimi mungon, sigurohu mirë dhe kalo, mos rreziko jetën!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gasper: 16/08/2018 17:13

    Policia rrugore duhet ta filloj nga shoferet,makina super lluksose qe nuk ndezin sinjalin kur kthehen majtas ose djathtas,nuk respektojne kembesoret te ndalojne plotesisht ne vijat e bardha,nuk dine te hyne neper rreth rotullime.Gjobat kane efekt se shume shofera qe nuk i dine regullat e qarkullimit ti mesojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit