Eksploziv motrës së Fatos Lulos, ish-gjyqtari i Kushtetueses s’ kaloi dot Vettingun/Video+Foto

Tiranë- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orën 02:10 e mëngjesit të së premtes në dyqanin e Drita Lulos. Report Tv ka zbuluar se Lulo është motra e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Mësohet se Drita Lulo ndodhet jashtë vendit për një udhëtim, por ka në pronësi një dyqan në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet.

Dyqani i Drita Lulos ndodhet në në rrugën “Ymer Kurti” në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet. Nga shpërthimi janë thyer dhe xhamat e katër makinave që ndodheshin aty pranë. Zhurma është dëgjuar në të gjithë zonën pranë postës nr.8.

Dyshohet se sasia e eksplozivit ka qenë rreth 200 gramë lëndë plasëse. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.Në momentin e shpërthimit në dyqan nuk ka patur njerëz.

Fatos Lulo është gjyqtari i parë që u shkarkua nga KPK-ja me nisjen e procesit të Vettingut. Lulo nuk justifikonte dot pasurinë prej 480 mijë dollarësh dhe një shtëpi në Kanada. Lulo tha se e motra i dhuroi 45 mijë dollarë. Dy ditë më parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, la në fuqi vendimin e KPK-së, pas ankimimit që Lulo bëri për shkarkimin e tij. Fatos Lulo ishte gjyqtari i parë që nuk pranoi të përballej me KPK-në duke u përfaqësuar nga avokati i tij.


Gjyqtari Fatos Lulo

Njoftimi i Policisë:

Më datë 20.07.2018, rreth orës 02:10, në rrugën "Ymer Kurti ", në katin e parë të një pallati, pranë qepenit të një dyqani bosh, në pronësi të shtetases D. L., ka ndodhur një shpërthim i dyshuar nga lëndë plasëse të llojit eksplozivë, ku ka patur vetëm dëme materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:35
Kush është Drita Lulo, motra që i dhuroi vëllait gjyqtar 450 mijë $

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me motrën e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulos, Drita Lulo. Report Tv ka mësuar se Drita Lulo është një biznesmene në fushën e ndërtimit dhe hidrocentraleve. 3 nga kompanitë që zotërohen nga Drita Lulo, rezultojnë të mbyllura sipas të dhënave zyrtare që dalin në QKR. 



Dyne SHPK e çregjistruar



Enedy SHPK e çregjistruar



Denyl SHPK e çregjistruar

Emri i  Drita Lulos doli për herë të parë në skenë në muajin mars të këtij viti, gjatë seancës dëgjimore për Lulon në KPK-së, ku u tha se e motra i kishte dhuruar një sasi parash rreth 450 mijë$.

Në raportin që ILDKPI-ja kishte dorëzuar në KPK, thuhej se ish-gjyqtari Fatos Lulo kishte marrë me kontratë dhurimi nga e motra e tij një apartament tek “Rruga e Durrësit” dhe një zyrë, me vlerë rreth 100 mijë dollarë, ndërsa në vitin 2006, ajo i kishte dhënë Fatos Lulos rreth 200 mijë dollarë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pallati: 20/07/2018 17:24

    aty cdo 10 metra ka kamera policia po te doj i kap keta zagar..

    Përgjigju
  • Liku: 20/07/2018 13:58

    Ky ish gjygjtari eshte burre fisnik. E motra eshte ndryshe

    Përgjigju
  • Fredi: 20/07/2018 12:10

    Nuk ja kane vene motres se gjyqtarit te koruptuar, por atyre te shkreteve qe kane pesuar deme dhe jane tmerruar aty. Gjylatesi i koruptuar po pergatitet per azil me da kuptohet. Perse asnje politikan, media, shoqeri e pje*** dhe e koruptuar civile nuk flet nje fjale pet Llallen? Ku eshte ai pis? A vazhdojne hetimet apo aq u tha sa genjyen njerezit? Ka lene ketu kamikazen Gashi dhe vete shijon parate e bera ne kurriz te ketyre terroreve qe perjetojne njetezit perdite. Perse nuk e thote njeri qe gruaja e Llalles eshte e perfshire ne aferen 100 milion euro te koncesioneve te Beqes? As majtas dhe as djathtas, te gjithe te perlyer.

    Përgjigju
    • Turi: 20/07/2018 12:32

      Lulo me sa kam dëgjuar është burr fisnik. Të gjith e kan lyer sadopak gishtin, fakti është se vim nga një varfëri dhe diktatur. Por vetëm Llallës nuk i falet të fallsifikoj dhe të bëj qindin. Vjen nga një shtres riedukimi. Lamet e fundit thon që është arrestuar dje në Gjermani. Mesa duket tani do e bëj të plot riedukimin.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba