Tiranë, u largua nga shtëpia para dy ditëve, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit

Tiranë, u largua nga shtëpia para dy ditëve, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit

Foto ilustruese

TIRANË- Një person është larguar nga shtëpia para dy ditësh dhe nuk është kthyer më. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se Gani Qordja, 84 vjeç, banues në rrugën “Todi Shkurti”, është larguar nga banesa para dy ditëve dhe nuk është kthyer më. Kanë qenë familjarët, ata të cilët kanë njoftuar për largimin e të moshuarit. 

Familjarët kanë deklaruar se i moshuari, në momentin e daljes nga banesa, kishte veshur një këmishë ngjyrë gri, pantallona të errëta dhe në kokë mban një kapele ngjyrë gri.

I moshuari, Gani Qordja

Policia e Tiranës ka referuar materialet për largim nga banesa pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe fton çdo qytetar që ka informacion të nevojshëm të telefonoj në numrin e Sallës Operative  Tiranë 069 411 0202  dhe në numrin e telefonit 0692224652.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë