POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tiranë/ Valë aksioni nga policia Rrugore, arrestohen 3 persona, pezullohen 26 leje drejtimi

Policia Rrugore e Tiranës

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe sigurinë e parametrave në rrugë. Gjatë kontrolleve policore u bë i mundur arrestimi i 3 personave, të cilët drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt. Policia ka pezulluar 26 leje drejtimi pasi shoferët kanë qenë nën efektin e alkoolit. Gjatë aksionit policia ka arrestuar një tjetër shtetas, 35-vjeçarin me inicialet A.M., pasi tentoi të korruptonte punonjësin  e policisë. 

Njoftimi i plotë: Policia Rrugore Tiranë

-Policia Rrugore e Tiranës godet një tjetër rast të "mitdhënies", duke vënë në pranga 35-vjeçarin A.M.

-Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë edhe dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

-Si dhe u pezulluan 26 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe shpejtësi tej normale të lejuara.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore të kryeqytetit, gjatë zbatimit të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave përgjatë fundjavës, me objekt kryesor konstatimin e drejtuesve të mjeteve nën efektin e alkoolit, rreth orës 02:50 në rrugën “Xhorxh Ë Bush” i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit tip “Citroen” me targë AA 374 OZ, i cili fillmisht nuk iu bind shenjës së ndalimit duke u larguar dhe pas ndjekjes nga patrullat e Policisë Rrugore u bë i mundur ndalimi i tij në rrugën e “Barrikadave”.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, drejtuesi i mjetit me targë AA 374 OZ, me iniciale Alfred M., 35 vjeç, i ka dhënë një kartmonedhë 2000 lekë të reja, agjentit verifikues, për të shmangur verifikimet e mëtejshme dhe ndëshkimin për kundravajtjen e konsumuar.
Menjëherë u bë kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës së drejtuesit të mjetit për veprë penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal si dhe u përpilua procesverbali i konstatimit të shkeljes për mosbindje ndaj shenjës së ndalimit të oficerit të policisë rrugore dhe drejtim i mjetit nën efektin e alkoolit në masën 0.42 mg/l.

Gjithashtu nga kontrollet policore u verifikuan dhe :

• U arrestuan në kushtet e flagrancës edhe dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt( pa Leje Drejtimi e tjetri për drejtim mjeti në gjendje të dehur)

• U pezulluan 26 leje drejtimi, nga këto: 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 14 për shpejtësi tej normale të lejuara.

• U penalizuan 7 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie veçanërisht në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi

• U penalizuan 8 drejtues mjetesh per xhama të errësuar.

• Ndërkohë, në zbatim të Planit Operacional TISPOL 2018 për mjetet debitore, u verifikuan dhe u ndaluan administrativisht 25 mjete për detyrime të pashlyera.

a.me.
Komento

Komente

  • Faik: 23/06/2018 18:50

    Bravo POLICISË së SHTETIT dhe FATMIR XHAFËS ! Bjeruni në KOKËS KILLERAVE SHOFERË , që me Karagjozllikun dhe MendjeMadhësinë e tyre po VRASIN ç'do ditë SHQIPTARË nëpër RRugët e Shqipërisë !!! I Nderuar Zoti Ministër XHAFAJ duhet me patjetër të rrisni GJOBAT për GjithëSecilin që shkel Rregullat e QARKULLIMIT RRugor !

    Përgjigju
  • Edi: 23/06/2018 18:12

    Sh mire qenka rrit puna . Sa me shum gjoba o legena

    Përgjigju