Tiranë, zgjidhet furnizimi me ujë për banorët e lagjes te Inxhinieria e Ndërtimit

Punimet e UKT

TIRANE-Ka marr zgjidhje problemi i ujit të pijshëm për banorët e lagjes që shtrihet në dy krahët e rrugës “Studenti” në Njësinë Administrative nr.7. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka përfunduar një tjetër investim të rëndësishëm, duke zëvendësuar të gjithë rrjetin e ujësjellësit në këtë lagje, duke mundësuar jo vetëm një shërbim më cilësor me ujë, por edhe duke shmangur humbjet dhe problematikat e shumta që vinin për shkak të tubacionit të vjetër.

Krahas punimeve në shtrimin e rrjetit të ri, punonjësit e UKT-së kujdesen edhe për rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme. “Grupet tona vazhdojnë të punojnë me ritme të larta çdo ditë të javës. Kësaj here është përfunduar rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Studenti". Rikthimi i ambientit të punimeve në gjendjen e mëparshme, është pjesë e punës sonë për të rritur standardet e shërbimit ndaj qytetarëve”, shkruan UKT në faqen e saj në Facebook.

d.ba.
Komento