Tiranë,zyrtari i OSBE:Gazetarët
pa kontrata, rrezik vetëcensurues

Tiranë,zyrtari i OSBE:Gazetarët<br />pa kontrata, rrezik vetëcensurues<br /><br>
Përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e medias, Harlem Desir, ka përcjellë mesazhe të forta për problemet e gazetarëve shqiptarë. Gjatë vizitë së tij në Shqipëri, zyrtari i lartë deklaroi se statusi ekonomik i gazetarëve mbetet një nga çështjet më të ngutshme në vend. Më tej, ai theksoi se mosekzistenca e kontratave të punës, vonesat në pagesën e rrogave dhe kontributeve shoqërore ngërthejnë një rrezik të lartë vetëcensure.

Desir i bëri këto deklarata gjatë vizitës në Tiranë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe kryetaren e zëvendëskryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, prej ku vuri theksin te rëndësia e promovimit të një peisazhi mediatik të fortë dhe pluralist, për cilësinë e informimit, respektimin e pavarësisë së gazetarëve, mbrojtjen e statusit ekonomik dhe social të gazetarëve, si dhe për reformën e transmetuesit publik RTSH.

“Statusi ekonomik i gazetarëve mbetet një nga çështjet më të ngutshme në vend. Mosekzistenca e kontratave të punës dhe vonesat në pagesën e rrogave dhe kontributeve shoqërore ngërthejnë një rrezik të lartë vetëcensure”, tha Désir, duke theksuar nevojën për respektimin e të drejtave të punës të gazetarëve.

Përfaqësuesi u takua edhe me kryetarin e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Gentian Sala, Drejtorin e Përgjithshëm të Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH), Thoma Gëllçi, kryetarin e Këshillit Drejtues të RTSH-së, Kristaq Traja, si edhe me analistë të shumë të medias dhe gazetarë për të dëgjuar mendimet e tyre për çështjet aktuale dhe për bashkëpunimin e ardhshëm në degët e tyre përkatëse të skenës së medias në Shqipëri.

“Më vjen mirë për disa ndryshime pozitive në RTSH, gjatë viteve të fundit, si dokumenti i parimeve editoriale, statuti i ri dhe strategjia e zhvillimit. Megjithatë, ky vrull pozitiv duhet të përdoret për të përfunduar plotësisht ristrukturimin e transmetuesit publik dhe për të kapërcyer sfidat aktuale, përfshirë procesin e dixhitalizimit”, tha Désir.

Në përfundim të vizitës së tij, Désir vlerësoi marrëdhënien shumë të mirë dhe konstruktive të autoriteteve shqiptare me Zyrën e tij dhe me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, si dhe ofroi ndihmën e tij për të mbështetur e përmirësuar më tej peizazhin mediatik në vend.

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta grushte foltores: Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit

Meta grushte foltores: Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit