Tjetër aksident në Fier, makina me shpejtësi përplaset me trafikndarësen

Një tjetër aksident është regjistruar sot në qytetin e Fierit. Një makinë tip ‘Benz’ është përplasur me trafikndarësen, ndërsa ka pësuar dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit. Aksidenti ka ndodhur pranë rrotullimit të Sheqit.

Shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi si pasojë e shpejtësisë. Në orët e para të ditës së sotme në Fier humbën jetën nga nje aksident tre persona, dy kushërinj të parë dhe e fejuara e njërit prej tyre, teksa po ktheheshin nga një dasëm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë