Tjetër trofe për Skënderbeun, pas kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë fiton edhe Superkupën

Tjetër trofe për Skënderbeun, pas kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë fiton edhe Superkupën

Skuadra e Skënderbeut

Skuadra e Skënderbeut ka fituar trofeun e parë sezonal pasi mposhti Laçin me rezultatin 3-2.

Pjesa e parë u mbyll pa asnjë gol, ndërsa pjesën e dytë ishte Lushkja ai që i dha epërsinë Laçit pas një rrëmuje në zonë.

Por shumë i shpejtë ishte edhe reagimi i korçarëve që arritën të rikthejnë barazpeshën pas një goli të Alitit nga një goditje këndi.

Dejvi Bregu arriti të fitojë një penallti për Skënderbeun që u konvertua në gol nga Muzaka. Ishte Bregu thelloi diferencën me golin e tretë në portën e Laçit duke hapur rrugën e trofeut drejt Korçës.

Ishte goli i Xhixhës ai që vulosi ndeshjen 3-2 duke por pa ndryshuar asgjë për skuadrën e Laçit.

Kjo është fitorja e radhës për Skënderbeun ku pas kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, ka marrë edhe Superkupën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Serat me kanabis në Berat, Gjykata cakton arrest në burg për 9 persona, arrestohet 6 prej tyre

Serat me kanabis në Berat, Gjykata cakton arrest në burg për 9 persona, arrestohet 6 prej tyre