Tjetër vendim drastik nga Italia, Salvini: Do të mbyllim aeroportet për emigrantët

Italia do të mbyllë aeroportet e saj për fluturime të paautorizuara të emigrantëve nga Gjermania. Kështu deklaroi Ministri i Brendshëm Matteo Salvini, duke nxitur një mosmarrëveshje midis partnerëve të BE-së për mënyrën e shpërndarjes së përgjegjësisë për azilkërkuesit.

Të dy vendet kanë punuar për një marrëveshje sipas së cilës Gjermania do t'i kthejë emigrantët e Italisë të cilët tashmë kanë aplikuar për azil, por marrëveshja ende nuk është nënshkruar. Sipas të përditshmes italiane “La Repubblica” agjencia e refugjatëve gjermanë kishte dërguar "dhjetra letra" për emigrantët duke i këshilluar ata për një transferim të planifikuar në Itali, ndoshta përmes fluturimeve me kartë. Transferimi i parë i tillë është planifikuar me 9 tetor.

Ndërkohë muajin e kaluar Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer tha se një marrëveshje me Italinë ishte arritur dhe se ai priste që ajo të nënshkruhej së shpejti. Por Salvini e mohoi një ditë më vonë, duke kërkuar më shumë lëshime nga Gjermania. Italia po kërkon një rishikim të Traktatit të Dublinit në mënyrë që të ketë një shpërndarje automatike të azilkërkuesve anembanë BE-së, në vend që t'u kërkojë atyre të qëndrojnë në vendin ku ata prekin tokën evropiane, siç është rasti tani.

Vitet e fundit Italia është bërë rruga kryesore në Evropë për qindra mijëra azilkërkues që vijnë nga deti pasi rruga kryesore nga Turqia në Greqi u mbyll në 2016. Megjithatë, numri I refugjatëve ka rënë ndjeshëm gjatë 12 muajve të fundit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Italia for Italian people.: 08/10/2018 04:33

    Do not be late !! Good job SALVINI !! KEEP YOUR PROMISES!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale