Tjetër sukses për Bebe Rexhën, ja çmimi që ka marrë këngëtarja shqiptare

Tjetër sukses për Bebe Rexhën, ja çmimi që ka marrë këngëtarja shqiptare

Këngëtarja Bebe Rexha gjatë eventit "I heart Radio Much Music Video Awards"

Këngëtarja shqiptare po korr suksese të njëpasnjëshme. Bebe Rexha është një nga zërat më të dashur në të gjithë botën dhe herë pas here na bën krenar teksa merr çmime shumë të rëndësishme.

28-vjeçarja këtë herë ka marrë një tjetër çmim, në Kanada. Bëhet fjalë për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”, të cilin 28- vjeçarja e ka marrë në eventin "I heart Radio Much Music Video Awards", për hitin “Meant to Be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Bebe Rexha ka falënderuar të gjithë fansat për përkrahjen që i kanë dhënë duke theksuar se çmimin do ta vendos në shtëpinë që sapo ka blerë. Më tej ajo performoi gjatë eventit dy këngët e saj “I’m a Mess” dhe “Meant to Be”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza