Tmerr në SHBA/ Avionit i shpërthen motori, një grua përthithet nga dritarja dhe vdes (Video)

Tmerr në SHBA/ Avionit i shpërthen motori, një grua përthithet nga dritarja dhe vdes (Video)

Pasagjeri Martinez duke filmuar momentet e tmerrit

Ka qenë një terror i vërtetë ajo që ka ndodhur te Southwest Airlines që ishte nisur në mëngjesin e djeshëm me orën lokale amerikane nga aeroporti i LaGuardia i Nju Jorkut, me drejtim Dallasin dhe që u detyrua të bënte një ulje emergjente në Filadelfia. Sipas informacioneve të shpërndara nga kanali Nbc10, motori i majtë i “Boeing 737-700” shpërtheu në fluturim.

Copëzat e tij goditën dhe shkatërruan një dritare. Një grua rrezikoi që të përthithej nga rrymat e ajrit. “E ndihmuan të tjerët që të rikthehej brenda”, - shkruhej në sajtin e televizionit. Sipas Cbs shpërthimi dëmtoi dritaren që përkon me rreshtin e 17-të. Në brendësi të avionit ishin 143 pasagjerë dhe 5 anëtarë ekuipazhi. Nga aksidenti një person ndërroi jetë. Bëhet fjalë për një grua 43-vjeçare, Jennifer Riordan (foto e saj brenda fotogalerisë më poshtë), mama e dy fëmijëve dhe menaxhere e një banke në Nju Meksiko.

Një pasagjer, Marty Martinez, publikoi në Facebook fotot dhe momentet dramatike përpara uljes: “ka diçka që nuk shkon me avionin tonë, duket se po biem. Ulje emergjence... Fluturimi Jugperëndim nga Nju Jorku në Dallas...”. Martinez tha për Cbs se mendoi se po regjistronte momentet e fundit.  

"Më parë pati një shpërthim dhe fill më pas dolën maskat e oksigjenit. Më pas ndoshta brenda 10 sekondash, motori goditi një dritare dhe e shkatërroi plotësisht”, shpjegoi Martinez.

"Me pak fjalë nisëm të biem për 10-15 minuta. Natyrisht të gjithë e humbën toruan, të gjithë nisën të ulërasin dhe të qajnë. Ka qenë përvoja më e frikshme që kam përjetuar ndonjëherë” – shtoi pasagjeri, duke shtuar më pas se kishte gjak kudo. “Asistentja e fluturimit – shtoi ai – konfirmoi shpërthimin e motorit”.

Në Filadelfia, avioni u pozicionua në një pjesë të izoluar të pistës, ku pasagjerët zbritën. Një person u transportua për në spital në gjendje të rëndë.

Kompania shkruajti në profilin e sja në Twitter se po grumbullon informacione. “Për ne siguria është gjithnjë një përparësi. Po punojmë me përkushtim për t’i ofruar mbështetje klientëve dhe ekuipazhit. Do t’i shpërndajmë informacionet kur të jenë të konfirmuara”.

Gary Kelly, pronari i kompanisë, deklaroi në një konferencë për shtyp në Dallas se në avion nuk ishte shfaqur ndonjë problem gjatë inspektimit të fundit të dielën e kaluar. Avioni, shtoi Kelly, ka kryer deri tani 40 mijë ulje dhe ngritje që kur është prodhuar në korrik të vitit 2000.

Pasagjeri Alfred Tumlinson, nga Corpus Christi i Teksasit tha se pa një burrë me kapele kauboji që avancoi disa rreshta për të kapur zonjën që po dilte nga avioni dhe për ta rifutur brenda. “Ajo kishte dalë jashtë avionit. Por nuk arriti t’ia dilte dot vetëm, kështu që një tjetër zotëri e ndihmoi që ta kapnin dhe ta rifusnin në avion”.

 Pilotja heroinë Tammie Jo Shults arriti ta ulte avionin me shpejtësi dhe në mënyrë të sigurt pas shpërthimit, duke shpëtuar jetët e pasagjerëve të tjerë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat